LAJMI I FUNDIT:

Është mbyllur njëra korsi e autostradës Shkup-Veles

Është mbyllur njëra korsi e autostradës Shkup-Veles
Foto: Ilustrim

Korsia e majtë e rrugës A1, në pjesën Shkup-Veles, në mes pikë pagesave Sopot dhe fshatit Beshino sot nga ora 10 deri në orën 13:00 do të jetë e mbyllur, njoftojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

Mbyllja e rrugës në korsin e majtë është për shkak të kryerjes së aktiviteteve ndërtimore.


Në vendin e ngjarjes janë vendosur edhe shenjat sinjalizuese./Telegrafi/