LAJMI I FUNDIT:

A është ky Mercedes-Benz më i çuditshëm që keni parë ndonjëherë?

A është ky Mercedes-Benz më i çuditshëm që keni parë ndonjëherë?

Një Mercedes-Benz krejtësisht i çuditshëm u pa kohët e fundit i braktisur në Indi dhe me të vërtetë është një nga krijimet me pamje më të çuditshme që mund të hasni ndonjëherë.

Kuptohet që ky është një S-Class i gjeneratës W126, por bazuar vetëm në pamjen, nuk do ta kishit absolutisht asnjë ide se për çfarë bëhej fjalë, përcjell Telegrafi.

Me sa duket, makina është modifikuar nga një kompani dhe disa ndryshime të rëndësishme duheshin bërë për ta transformuar këtë nga një me katër dyer në një me dy dyer.

Në Tarragona të Spanjës ekziston “një përfaqësi e zhdukur e BMW-së”, e mbushur me makina të vjetra klasike
Lexo po ashtu Në Tarragona të Spanjës ekziston “një përfaqësi e zhdukur e BMW-së”, e mbushur me makina të vjetra klasike

Makina u pa në fund të vitit 2021 dhe është lënë e braktisur në një cep rruge në Delhi.

Ajo duket se ka mbetur atje për mjaft kohë dhe është e mbuluar me pluhur dhe mbeturina.

Disa pjesë gjithashtu duket se janë ndryshkur keq dhe makina madje ishte e zhbllokuar. Çuditërisht, edhe pjesa e brendshme është gjithashtu në një gjendje shumë të keqe. /Telegrafi/