LAJMI I FUNDIT:

Është kaq vapë në SHBA sa që rojet e parkut pjekën biskota në një veturë

Është kaq vapë në SHBA sa që rojet e parkut pjekën biskota në një veturë

Stafi i Parkut Kombëtar të Zionit në pjesën jugore të shtetit të Utah, vendosi të tregojë se vapa që prek këtë pjesë të SHBA-së nuk është shaka, ndaj kanë pjekur biskota duke e lënë brumin në një veturë të parkuar.

“Vetura juaj mund të jetë një furrë – fjalë për fjalë. Kështu që vendosëm të gatuajmë biskota!”, shkruan shërbimi i parkut në një postim në Instagram, ku përfshihej një video e një ene me biskota me çokollatë të vendosur në pultin e një veture.

U deshën rreth tre orë për të pjekur biskotat dhe rojet vunë re se ato dolën pak si “kroasant”.


Temperaturat në Zion në javët e kaluara kanë qenë vazhdimisht mbi 38 gradë Celsius, që do të thotë se temperaturat brenda automjeteve mund të arrijnë deri në 93 gradë të shkallës Celsius, raportojnë mediat amerikane.

Para se të piqeshin biskotat, në veturë vendosej një termometër, i cili shkrihej nga nxehtësia.

Kafshët dhe fëmijët nuk duhet të lihen kurrë vetëm në një veturë, sipas një njoftimi të shërbimit të parkut.

Faqja e internetit e parkut gjithashtu këshillon vizitorët që të shikojnë për shenjat e lodhjes dhe simptomat e goditjes nga nxehtësia kur vizitojnë parkun gjatë muajve të ngrohtë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

Fun
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Fun
“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

Interesante
Qeni e copëton kobrën në sekonda, pamjet bëhen virale

Qeni e copëton kobrën në sekonda, pamjet bëhen virale

Virale
Domethënia e shkronjës “M” në pëllëmbën e dorës, të cilën e kanë pasur të gjithë profetët

Domethënia e shkronjës “M” në pëllëmbën e dorës, të cilën e kanë pasur të gjithë profetët

Interesante
Aeroporti i Madridit po kërkon pronarin e

Aeroporti i Madridit po kërkon pronarin e "aeroplanit fantazmë" të braktisur dhjetë vjet më parë

Kalo në kategori