LAJMI I FUNDIT:

“Është babi im”, djali i ish-ushtarit britanik e gjen përkthyesin e tij në Kosovë nga koha e luftës

“Është babi im”, djali i ish-ushtarit britanik e gjen përkthyesin e tij në Kosovë nga koha e luftës
Foto: Ilustrim

Se qytetarët e Kosovës janë të veçantë e mikpritës nuk ka asnjë dilemë.

Këtë e dëshmon edhe një postim sot në Facebook, më saktësisht në grupi “Network Prishtina”, ku një person me emrin Tom Garrod-Pullar ka pyetur nëse dikush e njeh një burrë me emrin Genc, e që kishte punuar me babain e tij si përkthyes në KFOR menjëherë pas luftës.


Përshkrimi i Tom Pullar për personin që e kërkonte ishte:

“Babai im punoi në Prishtinë në KFOR për 4 vjet nga viti 1998 dhe humbi kontaktin me përkthyesin e tij, Genc (mbiemri i tij mund të jetë diçka si Dumanya). Do të doja t’i ktheja në kontakt.

Babai im është Christopher Pullar dhe punon për Ministrinë Britanike të Mbrojtjes. Ai mendon se Genci duhet të jetë në fillim të viteve 50.

Nëse dikush ka ndonjë drejtim ose mund të jetë ndonjë ndihmë fare, ju lutem mos ngurroni të kontaktoni”.

E pas këtij postimi, nuk shkoi gjatë dhe duket se personi është gjetur.

Në këtë grup në Facebook është paraqitur siç duket djali i personit që kërkohej, Lekë Demjaha.

“Mund të jetë babai im”, kishte shkruar ai.

Edhe Tom Pullar sërish shkroi, duke konfirmuar se është gjetur përkthyesi me të cilin kishte punuar babai i tij.

E si duket, kur dikush lë përshtypje të mirë, kërkohet edhe pas dekadave. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Fun
I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

Fun
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Pronari i bëri banjë bulldogut, shikoni reagimin gazmor të qenit

Pronari i bëri banjë bulldogut, shikoni reagimin gazmor të qenit

Fun
Rekord i ri botëror: Amerikani gjuan dhe kap shpatën me zjarr 73 herë në 30 sekonda

Rekord i ri botëror: Amerikani gjuan dhe kap shpatën me zjarr 73 herë në 30 sekonda

Interesante
Ndaloi një furgon që lëvizte pa shofer - por më pas kuptoi se kishte gabuar rëndë

Ndaloi një furgon që lëvizte pa shofer - por më pas kuptoi se kishte gabuar rëndë

Fun
Kalo në kategori