LAJMI I FUNDIT:

A është antiplumb xhami i përparmë i Teslës – kjo video dëshmon të vërtetën

A është antiplumb xhami i përparmë i Teslës – kjo video dëshmon të vërtetën

Pronari i modelit të fundit Tesla do të duhet të bëjë një vizitë të hershme në qendrën e shërbimit për shkak të marrëzisë njerëzore.

Siç tregon qartë video, marrëzia njerëzore është vërtet e pafundme. Videoja e shkurtër tregon një mashkull të paidentifikuar duke kërcyer në xhamin e përparmë të një Tesla Cybertruck, me sa duket duke u përpjekur të provojë se sa është i fortë.


Në Tesla, ata janë vërtet krenarë për padepërtueshmërinë e paneleve të trupit prej çeliku inox, si dhe për forcën e sipërfaqeve të xhamit. Pavarësisht ngathtësisë së premierës, kur topi i çelikut theu xhamin pa asnjë problem, ishte dikush i pamatur që të kontrollonte forcën e sipërfaqes së madhe të xhamit duke u hedhur mbi xhamin e përparmë.

Dhe në të vërtetë, kur një i rritur me peshë mesatare kërceu, xhami lëvizte, por nuk u thye. Ai kapitulloi vetëm pasi i njëjti person u ul në xhamin e përparmë.

Pas pak sekondash nga videoja, njeriu dëgjohet duke i thënë njërit prej miqve të tij, “më the se ishte antiplumb, apo jo?”, për të cilin shoku i tij i përgjigjet, “ti nuk je plumb, ti je meksikan”.

Pak çaste më vonë ai bërtet “ja një plumb!” dhe ulet në xhamin e përparmë duke e thyer menjëherë.

Pavarësisht se sapo ka thyer xhamin e përparmë të Cybertruck, burri nuk duket aspak i hutuar, duke i thënë kamerës “Tesla po thyhet!” para se të përfundojë video.

Sido që të jetë, pronari do të duhet ta kryejë atë servis, dhe kjo do të thotë një kosto prej 1900 dollarësh për një xhami të ri, së cilës duhet t’i shtohet kostoja e instalimit. /Telegrafi/