LAJMI I FUNDIT:

ESHS: Harxhimet minimale për muajin shkurt arrijnë në 57.476 denarë

ESHS: Harxhimet minimale për muajin shkurt arrijnë në 57.476 denarë

Shpenzimet minimale të një familjeje në shkurt janë rritur për 313 denarë, në krahasim me janarin, tregojnë të dhënat e shportës sindikale të konsumit.

Sipas të dhënave të publikuara sot, vlera e shportës minimale sindikale në muajin shkurt është 57.476 denarë dhe në krahasim me janarin, kur ishte 57.163 denarë, është rritur për 313 denarë.


Me banesë të marrë me qira, prej 60 metra katrorë, shpenzimet minimale në shkurt shkojnë në 72.851 denarë.

Më së shumti para, gjegjësisht 21.219 denarë janë të nevojshme për ushqim, ndërsa pastaj për shpenzime të përgjithshme gjegjësisht pagesën e ujit, energjisë elektrike dhe ngrohjes.