LAJMI I FUNDIT:

ESHR: Reformat në Gjyqësor, realizohen vetëm 20% të mjeteve buxhetore

ESHR: Reformat në Gjyqësor, realizohen vetëm 20% të mjeteve buxhetore

Prej gjithsej 130 masave të parapara në Strategjinë për reforma në sektorin e jurisprudencës 2017 – 2022 dhe Planin Aksional, tërësisht janë realizuar vetëm 52%, kurse të parealizuara janë 14%.

Kështu ka konstatuar Enti Shtetëror për Revizion, i cili konform programit vjetor për vitin 2022 kishte bërë revizionin se sa është zbatuar nga planifikimi.

Shkaqet për realizimin vetëm të 52% nga parashikimet, Revizioni e sheh tek shumë faktorë.


“Definimi joadekuat i masave për realizimin e qëllimeve, mungesa e indikatorëve të qartë matës, afate joreale, zgjedhje të mbivlerësuara të mjeteve financiare, moskoordinimi i pamjaftueshëm i institucioneve dhe trupave kompetent bartës të masave dhe aktiviteteve”, thonë nga Enti Shtetëror për Revizion.

Në publikimin e Revizionit thuhet se për 15 masat e parashikuara në Strategjinë dhe Planin Aksional ishin planifikuar 366 milion denarë – thuajse 6 milionë euro, mirëpo deri në 31 dhjetor 2021, gjithsej janë realizuar vetëm 20% respektivisht rreth 74 milion denarë apo 1.2 milion euro.

“Shkalla e ulët e realizimit të mjeteve të planifikuara ka të bëjë me mosrealizimin e mjeteve të parapara për masën “Ndërtimi i kushteve të reja hapësinore”, që paraqet 40% nga mjetet e parashikuara, si dhe mosshfrytëzim në tërësi të mjeteve që parashihen me masën “Prokuroria Publike e RMV-së për rregullimin hapësinor dhe ndarje të PTHP-së nga gjykatat” ku janë planifikuar më shumë mjete nga 15% të nevojshëm”, thonë nga Enti Shtetëror për Revizion.

Revizorët me vërejtje se ata që duhet ta ndjekin zbatimin e reformave – Këshilli për ndjekjen e implementimit të Strategjisë, kanë bërë lëshime në punë dhe se ky trup punon pa metodologji të konstatuar për evaluim të rezultateve nga masat dhe aktivitetet e zbatuara./KlanM/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Kalo në kategori