I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, shprehu shpresën se Serbia do t’i bashkohet vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor dhe do të vendosë sanksione ndaj Rusisë, pas formimit të qeverisë së re.
“Pothuajse të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë rënë dakord në një farë mënyre që ta bëjnë Rusinë të paguajë çmimin për (agresionin ndaj Ukrainës) përmes sanksioneve, përmes mbështetjes për Ukrainën dhe popullin e saj. Shpresoj se Serbia do t’i bashkohet atij grupi dhe se do të harmonizohet me sanksionet kur të formojë Qeverinë”, citohet të ketë thënë Escobar në një fjalim online të hënën në Samitin e Demokracisë në Evropën Juglindore, i cili u mbajt në Budva të Malit të Zi, përcjell Telegrafi.
Tema e samitit, i cili mblodhi së bashku zyrtarë nga BE, SHBA, Britania e Madhe dhe rajoni, ishte “Lufta në Evropë: Ndikimi në Ballkan”.
Dhe Serbia është i vetmi vend në Evropë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, megjithëse ka rënë dakord me rezolutat e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe deklaratat e Bashkimit Evropian që dënojnë pushtimin rus të Ukrainës, dhe Beogradi zyrtar e justifikon një qëndrim të tillë duke “mbrojtur interesat jetike të vendit”.
Siç thuhet më tej, i dërguari amerikan për Ballkanin përshëndeti faktin që si BE ashtu edhe NATO rikonfirmuan “politikën e dyerve të hapura”.
“Unë mendoj se është e rëndësishme që BE të ripohojë politikën e saj të dyerve të hapura. Dhe kjo politikë nuk zbatohet vetëm për Ukrainën dhe vendet e tjera në rrezik, por gjithashtu na kujton se gjashtë vende të tjera janë në radhë përpara Ukrainës”, vuri në dukje Escobar.
Ai vuri në dukje se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë bërë “progres të madh” dhe “reforma mbresëlënëse” dhe shprehu shpresën se Evropa do ta zbatojë atë që thotë sot kur bëhet fjalë për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëUkraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë
Zelensky: Rusia po humbet këmbësorinë
Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare