Emisari i SHBA-ve për dialogun, Gabriel Escobar ka thënë se partneriteti i Kosovës me SHBA-të është i palëkundur.

Ai këto komente i bëri në një adresim të shkurtër para mediave, pas takimit që pati me kryeministrin Albin Kurti.


“Mendoj se e thatë mirë, është një partneritet i palëkundur mes Kosovës dhe SHBA-ve. Diskutuam edhe për çështjet e marrëdhënieve me Serbinë, implikimet rajonale nga dialogu, rëndësinë për të vazhduar mbështetjen amerikane për pavarësinë dhe sovranitetin tuaj”, tha Escobar.

312101659 889210698693594 73213248869403337 n

Ai shtoi se është e rëndësishme për Kosovën që të rreshtohet me vlerat evropiane në këtë kohë shumë të rëndësishme krize në kontinentin evropian.

“SHBA-të e mbështesin Kosovën në të gjitha aspiratat e saja euroatlantike. Faleminderit për miqësinë, partneritetin dhe pritjen tuaj”, tha Escobar duke iu drejtuar Kurtit. /Telegrafi/