LAJMI I FUNDIT:

Erzen Shkololli fitues i çmimit “Evropiani i Vitit” në Kosovë

Erzen Shkololli fitues i çmimit “Evropiani i Vitit” në Kosovë

Erzen Shkololli nga Fondacioni “Unë e du Kosovën” është fitues i çmimit “Evropiani i Vitit” në Kosovë, për promovimin e idesë evropiane në Kosovë.

Çmimi, atij iu dha nga ambasadorja e Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalyia Apostolova, dhe sportistja më e njohur e Kosovës, Majlinda Kelmendi, fituesja e parë e çmimit “Evropiani i Vitit”.


Në ceremoninë e mbajtur në mbrëmje në Muzeun e Kosovës, pas një sërë aktivitetesh që shënuan Ditën e Evropës, Apostolova tha se kjo ditë ka për qëllim promovimin e paqes dhe bashkëpunimit me njëri-tjetrit. Ajo tha se Kosova ka një popullatë të re që nuk dallon asgjë nga ajo evropiane.

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj, tha se kosovarët janë populli më pro-evropian, ndërsa shprehu mirënjohjen për ndihmën nga Bashkimi Evropian.

“BE-ja është donatori më i madh që nga paslufta dhe vazhdon të jetë edhe më tutje”, tha Ahmetraj.

Megjithëse ky proces ende nuk ka nisur, Ahmetaj thotë se hyrja e Kosovës në Bashkimin Evropian është e pashmangshme.

Sipas saj, me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) me Bashkimin Evropian, Kosova ka bërë progres, duke përmirësuar mënyrën e të bërit biznes dhe duke ulur papunësinë.

Majlinda Kelmendi, e cila ka lindur pikërisht më 9 maj, ka falënderuar Zyrën e BE-së për çmimin që ia kishte ndarë vitin e kaluar.

Fituesi i çmimit, artisti Shkololli, tha se është një nder i madh ta pranojë këtë çmim, veçanërisht kur ndahet nga Majlinda Kelmendi.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori