Këngëtarja shqiptare me famë tashmë ndërkombëtare, Erza Muqolli, bëhet e ditur se do të jetë pjesë e Festivalit “RLIOF”.

Lajmin e ka konfirmuar tenori Ramë Lahaj nëpërmjet një postimi të hedhur në Facebook.


I njëjti bën me dije se në edicionin e dytë të koncertit të tij, që organizohet në Prishtinë, do të jetë edhe Erza me talentin e saj të rrallë e unik.

Erza Foto: Screenshot/Facebook

“Miq, Erzën ka vite që e përcjelli e lutem për te, e talentin e saj, pasi që është tepër unik dhe i rrallë. Erza është zëri engjëllorë i Kosovës, andaj jam tejet i lumtur që këtë vit na bashkëngjitet në Galanë finale të RLIOF”, ka shkruar ai.

Edicioni i dytë i “RLIOF” do të zhvillohet nga data 21.07 - 28.07.2022 në Prishtinë në ambientet e Amfiteatrit të Ri të Biblotekës Qëndrore Universitare.

291900436 187393266970867 897492257007981959 n Foto: Screenshot/Facebook

“RLIOF” siç bëhet e ditur këtë vit do të sjellë mega artist nga e gjithë bota dhe yje të shumtë shqiptare.

Deri më tani janë konfirmuar disa këngëtarë si: Franco Vassallo, Erika Grimaldi, Leonardo Caimi, Adhurim Grezda dhe Jean Bernard Thomas. /Telegrafi/

291490359 186711757039018 8619373376872084372 n Foto: Screenshot/Facebook

291800373 187265506983643 8173996747187587234 n Foto: Screenshot/Facebook