Erza Kurti nga Rrjeti i Grave të Kosovës thotë se është mjaft shqetësuese se si ka përfunduar rasti në Ferizaj duke pasur parasysh që të dy të dyshuarit kanë pasur precedent penel.
“Kjo për neve është papërgjegjshmëri institucionale”, deklaroi në RTV Dukagjini.
Kurti thotë se deri më tani rastet e vrasjes së grave në Kosovë nuk janë trajtuar si duhet në mënyrë që të parandalohen raste tjera.
Përfaqësuesja e Rrjetit të Grave të Kosovës thotë se ka gjyqtarë në Kosovë që nuk kanë mundur ta bëjnë dallimin mes ngacmimit seksual dhe sulmit seksual.
“3 prej 17 gjyqtarëve që ne i kemi intervistuar e kanë bërë dallimin mes sulmit seksual dhe ngacmimit seksual. Disa prej tyre nuk e kanë idenë çfarë është edhe përndjekja, pasi që edhe përndjekja është vepër penale”, tha ajo, përcjell Telegrafi.
Kurti thotë se ligjet në Kosovë nuk janë të këqija edhe në raport me dënimet e dhunuesve të grave por sipas saj implementimi i ligjeve lë për të dëshiruar.
Ajo thotë se deri më sot asnjë dënim për ngacmim seksual nuk është bërë në Kosovë.
Ndryshe, nesër në Ferizaj është paralajmëruar një protestë pas vrasjes së 18 vjeçares./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe