LAJMI I FUNDIT:

Ermonela Jaho nominohet sërish për “International Opera Awards” (Video)

Ermonela Jaho nominohet sërish për “International Opera Awards” (Video)

Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho është nominuar sërish për trofeun “International Opera Awards”, çmimin të cilin e fitoi si këngëtare lirike për vitin 2016.

Edhe pas këtij çmimi të madh që konsiderohet si Oscari i Operës, Ernonela Jaho gjatë vitit 2017 ka shkëlqyer me rolet e saj në skenat operistike botërore.


Vlerësimet e jashtëzakonshme të kritikës dhe të mediave botërore kanë bërë që Ermonela Jaho të dominohet sërish si zëri më i mirë për trofeun “International Opera Awards”

Në sitin zyrtar të këtij çmimi, Jaho është nominuar përkrah emrave si Malin Bystrom, Carmen Gianattasio, Barbara Hannigan, Hui He dhe Eva Maria Westbroek.

Çmimet ndërkombëtare të Operës do të shpallen më 9 Prill në Londër në një mbrëmje gala.

Ndërkohë, artistja shqiptare me famë botërore premton një agjendë të pasur me produksione të shkëlqyera në tetrot më mëdha botërore.

Jaho po përgatit debutimin e saj në Pekin përkrah legjendës së operës Placido Domingo. /Shqiptarja/

Në trend Kultura

Më shumë
“Medea” si bazë e tragjedisë apo vetë pasoja e një gruaje

“Medea” si bazë e tragjedisë apo vetë pasoja e një gruaje

Teatri
Historia e fisit Shala

Historia e fisit Shala

Kulture
Vitet e fundit të Ismail Qemalit

Vitet e fundit të Ismail Qemalit

Kulture
AKROBATI

AKROBATI

Poezi
VRAJENI QIELLIN E KALTËRT

VRAJENI QIELLIN E KALTËRT

Poezi
Ndërrimet, triumf i ri

Ndërrimet, triumf i ri

Fjala+
Kalo në kategori