LAJMI I FUNDIT:

Ermina Lekaj-Përlaska konfirmon mandatin e tretë në Kuvendin e Kroacisë

Ermina Lekaj-Përlaska konfirmon mandatin e tretë në Kuvendin e Kroacisë

Shqiptarja Ermina Lekaj-Përlaska do të jetë deputete në mandatin e tretë të Kuvendit kroat.

Ermina Lekaj-Përlaskaj ishte e nominuar nga Unioni i Shqiptarëve në Kroaci.


Në zgjedhjet e përgjithshme që u mbajtën dje, ajo konfirmon se edhe për katër vite do të jetë pjesë e Kuvendit.

“Pas një lufte të fortë për çdo vote ju me votën tuaj konfirmuat dhe këtë katërvjeçar t’ju përfaqësoj unë në Parlament. Në fillim dua t’ju falënderoj të gjithëve ju votuesve të mi, dua të falënderoj dhe ata qe nuk votuan për mua pasi na e bënë këtë gare më të forte dhe më të bukur”, ka shkruar ajo në Facebook, përcjell Telegrafi.

Partia HDZ e kryeministrit Andrej Plenkoviq ka fituar bindshëm duke marrë 66 ulëse në Parlamanet, apo 37 për qind të votave, ndërsa që një subjekt të ketë shumicën dërmuese duhet të ketë 76 deputetë. /Telegrafi/