LAJMI I FUNDIT:

Ermal Fejzullahu e ka marrë seriozisht dobësimin (Foto)

Ermal Fejzullahu e ka marrë seriozisht dobësimin (Foto)

Këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu ka qenë gjithmonë shumë i pëlqyer nga publiku.

Ai e ka filluar karrierën e tij muzikor si fëmijë, duke kënduar në festivale fëmijësh, gjersa më pas edhe si i rritur ndoqi rrugën e të atit, këngëtarit të madh Sabri fejzullahut.

Ermal Fejzullahu në një pozë të ëmbël me bashkëshorten nga pushimet jashtë vendit (Foto)
Lexo po ashtu Ermal Fejzullahu në një pozë të ëmbël me bashkëshorten nga pushimet jashtë vendit (Foto)

Ermali ka qenë shumë i dobët në rininë e tij, teksa ndryshoi drastikisht me kalimin e viteve, duke fituar ca kilogramë më shumë.


Këngëtari Ermal Fejzullahu ishte shumë i dobët në fillimet e karrierës së tij

Sot, ai dukshëm më i shëndosh se që ishte në fillimet e karrierës së tij.

Megjithatë, ai ka treguar së fundmi përmes rrjeteve sociale, se ka ndërmarrë iniciativën për dobësim, dhe këtë gjë ai po mundohet ta bëjë me reduktimin e ushqimit si dhe me vrapin e përditshëm në Gërmi.

Me kalimin e viteve, Ermali shtoi ca kilogramë më shumë

Ka disa ditë që Ermali publikon në InstaStory imazhe nga përditshmëria, ku shfaqet duke vrapuar, gjersa në imazhin e fundit shkruan “S’ka me u ndal”.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare'
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare'

Kjo tregon se këngëtari Fejzullahu e ka marrë seriozisht dietën. /Telegrafi/

Ermal Fejzullahu tregon se e ka marrë seriozisht dobësimin. Burimi i fotos: InstaStory