Erika Jayne është divorcuar nga partneri i saj, Tom Girardi, por e quajti atë ‘të komplikuar’ në episodin e së mërkurës në “The Real Housewives of Beverly Hills”.

“Ka kaq shumë gjëra në këtë divorc. Është shumë i komplikuar”, tha ajo. “Është shumë i vështirë për tu sqaruar”.


Jayne bëri kërkesë për divorc nga Girardi, 82 vjeçar, në nëntor pas 21 vitesh martesë.

erika tom getty Erika Jayne dhe Tom Gerardi (Foto: Getty Images)

Në një deklaratë për Fox News, 49 vjeçarja theksoi, “Pas shumë gjërash, unë kam vendosur t’i jap fund martesës time me Tom Girardi”.

“Ky nuk është një hap i lehtë. Unë kam shumë dashuri dhe respekt për Tomin dhe për vitet që kaluam së bashku”, vazhdoi ajo.

Tom Girardi erika jayne Erika Jayne dhe Tom Gerardi (Foto: Getty Images)

Muajin e kaluar, Girardi u detyrua të vërë në shitje pasurinë prej 13 milionë dollarësh me pesë dhoma gjumi, nëntë banjo për shitje mes çështjes së falimentimit.

Ndërkohë, Jayne tashmë po e gjen veten vetëm dhe në një qira mjaft modeste në krahasim me atë që ajo është mësuar - vlerësohet se vlen 2.2 milionë dollarë. /Telegrafi/

5fde94eb0da6381b33076d8c o U v2 Erika Jayne dhe Tom Gerardi (Foto: YouTube)