LAJMI I FUNDIT:

Erëra të forta, pamje nga disa qytete

Erëra të forta, pamje nga disa qytete

Në vendin tonë janë paraqitur erëra të forta të cilat janë duke u përcjellë edhe me reshje bore.  

Në disa video të publikuara në faqen zyrtare në Facebook të MeteoBallkan dhe MeteoKosova shihen erërat e forta në Podujevë, Fushë Kosovë dhe Prishtinë.


Ndryshe, të shtunën pasdite parashikohet të bien temperaturat, ndërsa priten reshje bore dhe erëra.

Mot i ndryshueshëm dhe rënie e temperaturave, në Istog, Klinë dhe Pejë mund të ketë erëra
Lexo po ashtu Mot i ndryshueshëm dhe rënie e temperaturave, në Istog, Klinë dhe Pejë mund të ketë erëra

Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) në një prononcim për Telegrafin bëri të ditur se erëra mund të ketë kryesisht në Istog, Klinë e Pejë dhe në veri të vendit.

“Reshjet do të jenë të intensitetit të ndryshueshëm, jo në gjithë territorin. Do të ketë reshje shiu, pastaj do të ketë ulje të temperaturave të cilat më pas do të përcillen me reshje bore… Konkretisht erërat jo edhe aq të forta do të jenë në Istog dhe Klinë, Pejë. Erërat do të jenë mbi 10 m/s”, ka thënë Aliu.

Vranësirat gjatë ditës së shtunë parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe bore.

Ndërkaq, të dielën do të ketë mot me diell dhe vranësira, ndërsa gjatë natës parashihet të ketë reshje bore. Temperaturat do të shënojnë ulje në të dy vlerat ekstreme. /Telegrafi/

Pamje nga Aeroporti i Prishtinës / Foto: MeteoKosova

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Arsim
Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Lajme

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Kalo në kategori