LAJMI I FUNDIT:

Erdogan i vendosur të bashkëpunojë me Rusinë për sistemin e mbrojtjes ajrore

Erdogan i vendosur të bashkëpunojë me Rusinë për sistemin e mbrojtjes ajrore

Recep Tayyip Erdogan tha sërish se do të vazhdojë me blerjen e sistemit mbrojtës S-400 nga Rusia, dhe do të bashkëpunojë me Moskën në prodhimin e sistemit S-500 në të ardhmen, përkundër presionit të Shteteve të Bashkuara kundër marrëveshjes.

“Nuk vihet fare në pyetje që Turqia të bëjë ndonjë hap prapa për blerjen e sistemit S-400. Kjo është marrëveshje e përfunduar”, deklaroi presidenti turk.


Erdogan shtoi se ka pritur që SHBA do të lejonin Ankaranë të bëhej pjese e prodhimit të aeroplanëve luftarakë F-35, në mes të kërcënimeve nga Uashingtoni se Turqia do të përjashtohet nëse blen sistemin mbrojtës rus.

“Turqia ka porositur po ashtu 100 avionë për ushtrinë.“Amerikanët po e kalojnë topin në mesfushë tani, duke shfaqur ngurrim. Por, herët apo vonë, ne do t’i marrim avionët. Nuk ka opsion tjetër”, shtoi Erdogan.

Administrata e presidentit Donald Trump dhe anëtarët e Kongresit amerikan, kanë bërë thirrje që Turqia të anulojë planin për blerjen e sistemit ajror mbrojtës të Rusisë, për të cilin fuqitë perëndimore thonë se nuk është në përputhje me sistemin e NATO-së dhe shfaq kërcënim për avionët ushtarak të SHBA-së. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Azia
Blen një shtëpi ëndrrash në Angli, pastaj gjetën një gjë të pabesueshme nën dysheme

Blen një shtëpi ëndrrash në Angli, pastaj gjetën një gjë të pabesueshme nën dysheme

Evropa

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Gjermania është kthyer në

Gjermania është kthyer në "shtëpinë publike" të Evropës - si e ka zgjidh këtë 'problem' Suedia

Evropa
Bora mbulon Zvicrën dhe Gjermaninë

Bora mbulon Zvicrën dhe Gjermaninë

Evropa
Kalo në kategori