Lufta në Ukrainë mund të përfundojë lehtësisht nëse administrata e SHBA-së nën drejtimin e Donald Trumpit merr një qasje të bazuar në zgjidhje, citohet të ketë thënë presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.
“Ne mund ta mbyllim lehtësisht këtë luftë nëse shohim një administratë Trump që i qaset çështjes me një perspektivë të bazuar në zgjidhje. Më shumë dialog, diplomaci, marrëveshje do t’i hapin derën paqes, jo armëve, bombave dhe konfliktit”, tha Erdogan.
Ai shtoi në një intervistë se përpjekjet e vendeve perëndimore, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, do të përshpejtonin një zgjidhje për konfliktin, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.
Bëhet e ditur se kjo deklaratë e Erdoganit vjen pasi Trump tha gjatë fushatës se ai mund të sillte paqen në Ukrainë brenda 24 orëve, por ka dhënë pak detaje se si do të kërkonte t’i jepte fund luftës më të madhe tokësore në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Ndërkohë, administrata e presidentit Joe Biden i ka dhënë mbështetje të fortë Ukrainës gjatë gjithë luftës në formën e armatimit, si dhe të sigurisë dhe ndihmës së gjerë financiare.
Ndërsa mbështet integritetin territorial të Ukrainës, dënon pushtimin e saj nga Rusia dhe i ofron asaj mbështetje ushtarake, Turqia anëtare e NATO-s ka kundërshtuar gjithashtu sanksionet perëndimore ndaj Rusisë, me të cilën ka marrëdhënie të rëndësishme në mbrojtje, energji dhe turizëm.
Siç raportohet, që nga marsi, Turqia ka bërë thirrje për një fund të negociuar të luftës në Ukrainë dhe ka ofruar të ndërmjetësojë, duke thënë se ndikimi negativ i konfliktit në botë duhet të zbutet.
“Ne jemi një vend që kemi arritur t’i bashkojmë të dyja palët rreth të njëjtës tryezë. Ne e kemi bërë këtë shumë herë dhe mund ta bëjmë përsëri. Kjo luftë duhet të përfundojë tani. Ne i kemi fokusuar përpjekjet tona në paqe dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, tha Erdogan. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump kërcënon me veprime të ashpra nëse pengjet izraelitë nuk lirohen nga Gaza
Vala e re e sulmeve me dronë kamikaz mbi pozicionet ruse, ukrainasit i shkatërrojnë tanket dhe autoblindat e tyre
A i kanë rritur fitimet kompanitë evropiane të armëve për shkak të luftërave?
Gjykata Kushtetuese e Rumanisë vërteton rezultatin e raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale
Ia mësynë pozicioneve të ukrainasve në Kursk, trupat e Zelenskyt arrijnë t’i zënë rob lufte 11 ushtarë të Putinit
Punonjësi i Kongresit arrestohet në Kapitol, i kapet municion gjatë kontrollit të rregullt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Ish-hetuesi policor në veri për sulmin në Ibër-Lepenc: Mister pse eksplozivi nuk u vendos në këmbë të urës, por në mes të saj
Ushtari malazez fotografohet duke bërë shqiponjën, shkakton reagime në Mal të Zi
Eksperti Tahirukaj shpjegon pse u zgjodh Varraga si lokacion për shpërthimin e kanalit të Ibër-Lepencit
Çka thuhet në letrën e Hashim Thaçit për FSK-në në veri?
Diana i jep Arionit një informacion nga jashtë
Trump kërcënon me veprime të ashpra nëse pengjet izraelitë nuk lirohen nga Gaza