LAJMI I FUNDIT:

Erdogan reagon ashpër pas vrasjes së shefit politik të Hamasit

Erdogan reagon ashpër pas vrasjes së shefit politik të Hamasit

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan e quajti vrasjen e liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh “një akt të neveritshëm që synon të minojë kauzën palestineze, rezistencën e lavdishme të Gazës dhe luftën e drejtë të palestinezëve”.

“Unë dënoj fuqishëm vrasjen e pabesë të kreut të zyrës politike të Hamasit në Teheran, Ismail Haniyeh. Kjo vrasje është një akt i neveritshëm që synon të minojë çështjen palestineze, rezistencën e lavdishme të Gazës dhe luftën e drejtë të vëllezërve tanë palestinezë me qëllimin për t’i demoralizuar dhe frikësuar ata”, tha lideri turk.

Ajatollahu i Iranit, Khamenei: Detyra jonë është të kërkojmë hakmarrje për vrasjen e Haniyeh
Lexo po ashtu Ajatollahu i Iranit, Khamenei: Detyra jonë është të kërkojmë hakmarrje për vrasjen e Haniyeh

Ai shtoi se qëllimi i këtij atentati është i njëjtë me sulmet e mëparshme ndaj Sheikh Ahmed Yassin, Abdulaziz El Rantisi dhe shumë figurave të tjera politike nga Gaza dhe shtoi se “barbaria sioniste do të bjerë dhe do të ketë sukses në arritjen e qëllimeve të saj siç bëri në të kaluarën”.


Erdogan gjithashtu i bëri thirrje botës islame dhe njerëzimit që të bashkohen kundër “terrorizmit izraelit”, raporton aa.

“Me një qëndrim më të fortë të botës islame dhe unitetit të njerëzimit, shtypjes dhe gjenocidit në Gaza dhe terrorit që Izraeli po përhap në rajonin tonë me siguri do të marrë fund dhe rajoni ynë e bota do të gjejnë paqe”, tha 70-vjeçari.

Ai shtoi se Turqia do të vazhdojë të mbështesë Palestinën, “për këtë qëllim, Turqia do të vazhdojë të eksplorojë të gjitha mundësitë, të bëjë çdo përpjekje dhe të mbështesë vëllezërit tanë palestinezë me të gjitha mjetet dhe forcat tona. Ne do të vazhdojmë të punojmë për krijimin e një shteti të lirë, sovran dhe të pavarur të Palestinës, me Jerusalemin Lindor si kryeqytet, bazuar në kufijtë e vitit 1967”.

Pamje që thuhet se tregojnë liderin – tashmë të vrarë - të Hamasit, disa orë para vdekjes së tij
Lexo po ashtu Pamje që thuhet se tregojnë liderin – tashmë të vrarë - të Hamasit, disa orë para vdekjes së tij

Ndryshe, Drejtoria e Komunikimeve e Turqisë njoftoi se presidenti Erdogan pati një bisedë telefonike me gruan dhe fëmijët e Ismail Haniyeh.

Erdogan dhe zyrtarë të tjerë të lartë turq janë takuar me shefin e byrosë politike të Hamasit, Ismail Haniyeh disa herë që nga fillimi i sulmeve izraelite ndaj palestinezëve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Amerika
JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

Amerika
Si filloi sherri në parlamentin e Serbisë - grushte, shkelma e hedhje të shisheve të xhamit

Si filloi sherri në parlamentin e Serbisë - grushte, shkelma e hedhje të shisheve të xhamit

Serbia
Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru e goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru e goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Serbia
Zelensky propozon fazën e parë për përfundimin e luftës - bën edhe një hap drejt pajtimit me Trumpin

Zelensky propozon fazën e parë për përfundimin e luftës - bën edhe një hap drejt pajtimit me Trumpin

Evropa
Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

Serbia
Kalo në kategori