Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se Turqia nuk do të mbyll kufijtë e saj për në BE për refugjatët sirianë.

“Më telefonojnë dhe më thonë: mbylli kufijtë. Por, unë po u them: është vonë. Perëndimi duhet ta ndajë përgjegjësinë për refugjatët. Sot do të kem takim me kryeministrin bullgar, kurse nesër me Merkelin. Në rend të ditës janë 4 ose 5 samite për Sirinë”, ka shtuar Erdogan në Ankara, transmeton Telegrafi.


1 18

Ai madje ka thënë se miliona refugjatë do të lëvizin përmes Turqisë drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Kujtojmë që Turqia pas rritjes së tensioneve me Sirinë ku i janë vrarë 34 ushtarë, ka njoftuar se nuk mundet më të ndalë valën e refugjatëve duke hapur kufijtë për në BE.

2 7

Për vetëm tre ditë Greqia ka regjistruar rreth 20 mijë tentime të kalimit ilegal të kufijve të saj, ku si pasojë e kësaj, ka angazhuar qindra policë dhe ushtarë për të patrulluar. /Telegrafi/