Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se nuk do të mbështesë kërkesën e Suedisë për anëtarësim në NATO, pas një proteste në Stokholm të shtunën që përfshinte djegien e një kopje të Kuranit.
Protesta në kryeqytetin suedez rriti tensionet me Turqinë, në një kohë kur vendi nordik ka nevojë për mbështetjen e Ankarasë për t’u bashkuar me aleancën ushtarake, transmeton Telegrafi.
Ankaraja është nën presion në rritje nga zyrtarët suedezë dhe finlandezë, si dhe nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, për të miratuar hyrjen e dy vendeve nordike në aleancë.
Turqia, Suedia dhe Finlanda nënshkruan një memorandum trepalësh gjatë samitit të NATO-s në Madrid, qershorin e kaluar.
Dy vendet nordike kanë premtuar të adresojnë kërkesat e sigurisë të vendosura nga Turqia, përkatësisht praninë e organizatave kurde në Suedi, që Ankaraja pretendon se janë të lidhura me Partinë Punëtore të Kurdistanit (PKK).
Edhe më herët, Turqia, BE-ja dhe Uashingtoni e shpallën PKK-në një grup terrorist.
“Ata që lejojnë këtë lloj blasfemie para ambasadës sonë (në Stokholm) nuk mund të presin mbështetjen tonë për anëtarësimin në NATO”, tha Erdogan pas mbledhjes së sotme të qeverisë.
Ai ka kritikuar autoritetet suedeze që madje kanë lejuar që protesta të zhvillohet para ambasadës turke në Stokholm, shkruan Guardian.
“Ju t’i lini organizatat terroriste të protestojnë dhe pastaj do të prisni mbështetjen tonë për t’u bashkuar me NATO-n. Nuk do të funksionojë. Nëse Suedia nuk tregon respekt për Turqinë apo myslimanët, atëherë ata nuk do të shohin asnjë mbështetje nga ne në lidhje me NATO-n”, përfundoi lideri turk. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Partitë gjermane arrijnë marrëveshje për ndryshimin kushtetues, duke hequr “frenën e borxhit”

Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Truedau jep dorëheqje, Carney betohet si kryeministër i Kanadasë

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës