Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka mbështetur një imam të famshëm i cili shkaktoi një ortek komentesh duke thënë se homoseksualizmi sjell sëmundje dhe çon në prishjen e shoqërisë.
Në fjalën e tij të parë gjatë muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit, imami Ali Erbas tha të premten se qindra-mijëra njerëz janë të ekspozuar ndaj HIV çdo vit për homoseksualizëm dhe tradhti bashkëshortore, dhe u bëri thirrje besimtarëve që të bashkohen për të luftuar këtë të keqe.
Partitë e opozitës dhe grupet e të drejtave të njeriut kanë dënuar deklaratat e bëra nga Erbas, i cili kryeson Drejtorinë e shtetit për çështje fetare.
Nga ana tjetër, Erdogan tha sot se çdo sulm ndaj Erbasit është një sulm ndaj shtetit.
Presidenti turk, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e të cilit ka rrënjë në lëvizjen islamike turke, tha se Erbas kishte përmbushur detyrat e “besimit, mençurisë (Islamit) dhe zyrës së tij” dhe shtoi se fjalët e tij ishin të detyrueshme për të gjithë myslimanët.
Ai deklaroi se toni kritik kundër imamit u shndërrua në një “sulm të qëllimshëm ndaj Islamit”.
Shoqata e të Drejtave të Njeriut në Ankara ka ngritur një padi penale kundër Erbas, ndërsa Shoqata e Avokatëve e Ankarasë e ka akuzuar për përhapje të urrejtjes dhe ka kërkuar shkarkimin e tij, duke deklaruar se nuk do të ishte befasi që në të ardhmen ai t’iu bëjë thirrje njerëzve “që të djegin gratë si shtriga”.
Prokuroria tha se kishte filluar një hetim penal kundër Shoqatës së Avokatëve të Ankarasë për shkak të “fyerjes së vlerave fetare”.
Homoseksualizmi nuk është i ndaluar në Turqi, por Qeveria e Erdogan ka ndaluar mbajtjen e paradave të krenarisë dhe ngjarje të ngjashme vitet e fundit, duke përmendur shqetësimet e sigurisë. /kp/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?
Zelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës
Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh
SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre