LAJMI I FUNDIT:

Erdogan ka gjetur fajtorin për humbjen në zgjedhjet lokale

Erdogan ka gjetur fajtorin për humbjen në zgjedhjet lokale

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka folur pas zgjedhjeve lokale në këtë vend dhe debaklit që partia i përjetoi pothuajse në të gjitha qendrat kryesore të Turqisë.

Sipas mediave turke, Erdogan i është drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) dhe ka dhënë udhëzime të qarta për anëtarët e komisionit të partisë dhe ka thënë se votuesit nuk kanë dalë në numër të madh në zgjedhje.


Ai posaçërisht theksoi se gjithçka që ka ndodhur nga procesi i përzgjedhjes së kandidatëve deri në realizimin e zgjedhjeve do të vlerësohet në detaje, shkruan hurriyet.

Protesta të dhunshme në Van - kurdëve u mohohet fitorja, AKP-ja e Erdoganit nuk e dorëzon pushtetin
Lexo po ashtu Protesta të dhunshme në Van - kurdëve u mohohet fitorja, AKP-ja e Erdoganit nuk e dorëzon pushtetin

Sipas CNN Turk, presidenti Erdogan theksoi se kostoja e jetesës dhe inflacioni ndikuan në rezultatet e zgjedhjeve.

“Erdogan theksoi se AK Partia nuk mund të ndërtojë mur mes vetes dhe qytetarëve. Ai tha qartë se ata që kanë qëndrime negative ndaj kombit, pavarësisht nga pozicioni i tyre, nuk mund t’i shmangen përgjegjësisë”, thuhet në njoftim.

Prejardhje nga i njëjti rajon, karriera ‘të ngjashme’ politike, të dy ishin futbollistë – kush është Ekrem Imamoglu, njeriu që ‘po ndjek gjurmët e Erdoganit’
Lexo po ashtu Prejardhje nga i njëjti rajon, karriera ‘të ngjashme’ politike, të dy ishin futbollistë – kush është Ekrem Imamoglu, njeriu që ‘po ndjek gjurmët e Erdoganit’

Gjithashtu, ai tha se pas kthimit në Turqi do të vizitojë të gjitha rajonet fituese.

“Jam i zënë tani, kam disa udhëtime. Kur të kthehem nga Amerika dhe Arabia Saudite, shpresoj të vizitoj rajonet tona fituese”, përfundoi presidenti i Turqisë.

Ndryshe, Erdogan ka pësuar humbje në qytetet kryesore turke, duke përfshirë Ankaranë dhe Stambollin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Babai nga New Jersey detyronte të birin 6-vjeç të vrapojë në “treadmill” sepse besonte se ishte “shumë i plotë – 12 ditë më vonë vogëlushi ndërron jetë nga abuzimi “kronik”

Babai nga New Jersey detyronte të birin 6-vjeç të vrapojë në “treadmill” sepse besonte se ishte “shumë i plotë – 12 ditë më vonë vogëlushi ndërron jetë nga abuzimi “kronik”

Amerika
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB

Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB

Bosnja
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori