“Më thoni, cili është ndryshimi mes operacioneve izraelite dhe atyre të nazistëve dhe Hitlerit”, theksoi Erdogan gjatë një fjalimi me rastin e fushatës presidenciale në Van.

“Ky është racizëm, fashizëm. Ajo që po bëhet në Gaza rikthehet për të na ringjallur frymën e së keqes dhe perverse të Hitlerit”, theksoi Erdogan, i cili gëzon një mbështetje të gjerë për zgjedhjet presidenciale, që për herë të parë do të zhvillohen në votim universal në Turqi, më 10 dhe 24 gusht.


Erdogan, i cili nuk resht së denoncuari me ashpërsi ofensivën e përgjakshme të ndërmarrë nga Izraeli më 8 korrik kundër enklavës palestineze kontrolluar nga lëvizja islamike e Hamasit, rikonfirmoi se operacionet kishin pamjen e një gjenocidi kundër popullit civil palestinez.

Kryeministri turk kritikoi gjithashtu SHBA-në, pa i cituar emrin, për mbrojtjen e operacioneve të ndërmarra nga ushtria izraelite dhe dënoi apatinë e botës myslimane.

“Ata që rrinë të heshtur para kësaj masakre janë gjithashtu çnjerëzore”, theksoi Erdogan i cili mbron me fanatizëm kauzën palestineze dhe qeveria e të cilit mban raporte të ngushta me lëvizjen islamike të Hamasit. /SHO/