Era Istrefi ka bërë një performancën mbresëlënëse në prag të finales së Kampionatit Botëror në Luzhniki Stadium në Rusi.

Këngëtarja nga Kosova së bashku me Nicky Jam dhe Will Smith e kanë interpretuar himnin e 'Kampionatit Botëror 2018', "Live It Up".


eraistreficermoni1 2 (Foto: Getty Images)

Nga treshja që interpretojnë hitin e këtij turneu, fillimisht doli në skenë Nicky Jam që më pas u shoqërua nga ylli shqiptar me famë botërore dhe më pas nga aktori hollivudian.

E veshur në mënyrë atraktive dhe me një performancë të mrekullueshme, Era arriti të bëjë për vete publikun në stadium dhe miliona shikuesit përmes ekranit.

EraIstreficeremoni 2 (Foto: Getty Images)

Spektakli i ceremonisë përmbyllëse ka vazhduar edhe me yje të tjera, në mesin e tyre edhe legjenda braziliane, Ronaldinho.

https://twitter.com/AirtelUFootball/status/1018508173844418563

Dhe pas ceremonisë përmbyllëse erdhi koha e momentit final të këtij turneu.

EraIstreficeremoni 1 (Foto: Getty Images)

Franca dhe Kroacia u përballën para 81.000 tifozëve në Luzhniki Stadium në Moskë dhe miliona shikuesve që do ta ndjekin përmes ekranit. /Telegrafi/

eraistreficermoni1 1 (Foto: Getty Images)