Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, nuk i ka shpëtuar një urimi të veçantë për 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Ajo ka publikuar në InstaStory një imazh të realizuar nga një faqe e fansave, që ndërlidhet me imazhet nga performanca e saj në Kampionatin Botëror 2018.


Të përfshira në këto imazhe ishin gjithashtu performanca e saj në hitin ndërkombëtar “Bonbon” dhe “Redrum”.

Të gjitha këto fotografi janë punuar me hijen e flamurit të Kosovës të vendosura mbi to, duke përfaqësuar kështu suksesin e arritur të këngëtares së lindur e rritur në Kosovë.

erush

“Urime dita e pavarësisë Kosovë”, shkruhej në mbishkrimin e këtyre fotografive, që Istrefi i ka ndarë me 1.5 milion ndjekësit e saj në Instagram.

Era përndryshe ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor shqiptar, ndërsa vazhdon të punojë në këngë të reja, që do të jenë gati së shpejti për publikun. /Telegrafi/

bossystrf 1504321551481116304808206469062425528774189n Foto: bossystrf/Instagram

bossystrf 1508983894626546382398456357855623860988398n Foto: bossystrf/Instagram

bossystrf 1508678643263526288161946060488497599563722n Foto: bossystrf/Instagram

bossystrf 1507999704868282427215244259951175360530117n Foto: bossystrf/Instagram

bossystrf 1506818116260164783552668773763424005309600n Foto: bossystrf/Instagram