Era Istrefi ka kënduar hitin e saj 'Bon Bon' në koncertin e madh të David Guettas në Shkup të Maqedonisë.

Para se të performonte, këngëtarja shqiptare ka pasur një takim në prapaskenë dhe këtë e ka dëshmuar edhe përmes fotografive.


Një të tillë e ka publikuar edhe vetë këngëtarja, Era duke treguar përshtypjet e saj.

"Ishte një kënaqësi e madhe ta takoj", është shprehur këngëtarja në foton e publikuar në Instagram. /Telegrafi/