Moikom Zeqo
Viti 2017 është 30 vjetori i vdekjes së Lasgush Poradecit (vdiq në 12 nëntor 1987).
Nuk di nëse Ministria e Kulturës e ka në një subjekt përkujtimor për poetin Lasgush.
Përtej strukturës kronologjike dhe formale emri i Lasgushit është plot dritë të brendshme, të pazakontë.
Një dritë ,që është e pamundur të shuhet.
Një bashkëkohës i Lasgush Poradecit, dijetari i pashembullt Eqrem Çabej ka qenë i pranishëm dhe ka përjetuar procesin krijues të Lasgush Poradecit, ka reflektuar, ka menduar për poezitë, është tronditur dhe emocionuar prej tyre.
Në 1929, konkretisht më 23 shkurt, në faqen 3 të “Gazeta e Re” Çabej boton esenë e tij “Mbi poezinë e Lasgush Poradecit”. Kjo ese për nga mënyra sinkretike, nga optika e estetikës së poezisë, është pa një të dytë në krejt letrat shqipe. Ç’do të thotë kjo? Ç’dua të shpreh me këtë? Pse e theksoj këtë gjë? Eseja e Eqrem Çabejit nuk ka asnjë shëmbëlltyrë para vetes, si një ese estetike në rrafsh krahasimtar të ndonjë studiuesi shqiptar , a të huaj për subjektin e vet.
Pra eseja e Eqrem Çabejit në këtë kuptim ftillëzues është pa paraardhës. Kjo është eseja e parë për të shtjelluar estetikërisht poezinë e Lasgush Poradecit.
Pas kësaj eseje është shkruar shumë për Lasgushin. Pas vdekjes së tij janë botuar një numër i madh librash. Ka si të thuash një shumim trajtesash dhe ligjërimesh për poetin, kryesisht në formë apologjiste, apo të standardeve didaktike, të hollësirave shpjeguese dhe të komenteve. Aradha e studiuesve shqiptarë që janë marrë me Lasgushin, temat e disertacioneve për doktoratura etj. është e madhe, por konceptualisht ka munguar një pendë e mprehtë dhe sublimuese si e Eqrem Çabejit, i cili merret me substancën, por jo me sipërfaqen e poezisë.
Pra guxoj të them (kuptohet me bindje dhe pa asnjë kompleks) se eseja e Eqrem Çabejit për Lasgush Poradecin jo vetëm që nuk u tejkalua në konceptim apo në erudicion, por kjo ese është pa pasardhës.
Eseja u shkrua në qytetin universitar të Grazit në Austri.
Në këtë universitet Çabeji u doktorua shkëlqyeshëm për filologji dhe kështu mund të themi ,se lindi prej krye figurës së tij dijetari shqiptar më i madh i të gjitha kohërave, një mendimtar i fuqishëm që krijoi epokë. Në një farë kuptimi ai qe i Zgjedhuri.
Ai krijoi në mënyrë të qartë, strukturore dhe akribike Shkollën Gjuhësore Shqiptare, duke i dhënë përparësi Shqipërisë përfundimish në këtë rrafsh inkandeshent dhe të patjetërsueshëm. Por kultura shumëdimensionale e Eqrem Çabejit, ngrihej dhe mbi disiplinat linguistike. Prej gjuhësisë krahasimtare ai mësoi metodën e shtjellimit universal.
Kur ai e shkroi esenë qe në një moshë tepër të re. Ai qe 21 vjeç kur e shkroi këtë kryevepër eseistike. Si studiues ai është i mahnitur nga poezia e Lasgush Poradecit.
Ai mendon se Lasgushi ka hapur portën e një jete të re në poezinë shqiptare. Stili modern i poezisë së Lasgushit dallon nga stili poetik i Naim Frashërit, siç ndryshon një pjesë mozartiane nga një pjesë beethoviane.
Çabeji mendon se Lasgushi është vjershëtori më i thellë q ka shkruar në shqipet. Nëse kjo gjë nuk është vënë re gjer tani, shkaku është se shumica e lexuesve nuk e kuptojnë poezinë e tij, poezi që me fjalë dhe mënyra foljesh fare të thjeshta, dhe shumë herë popullore, arrin të koncentrohet, aq sa mundet të nxjerrë në dritë mendimet më të thella, ndjenjat më labirintike, idetë më të larta.
Kjo kthjelltësi e pashoqe e poetikës lasgushiane do të vërtetohet, sipas Çabejit, nga brezat që do të vinë.
Eqerem Çabeji si të ishte një kritik i llojit të Walter Beniaminit, e skalit panoramën e poezisë moderne në Europë. Ai përmend për Gjermaninë poetë si Hoelderlin, Rilken, Stefan George. Në Francë shkëlqejnë poetë si V. Hugoi, Baudelaire (Fleurs du mal). Verlaine, Mallarme, Rimbaud, Valery. Në Itali janë të mëdhenj emra të tillë si D’Annuzio, Pascoli, Carducci. Në Rusi shkëlqen poeti ,që vret veten ,Sergej Jessenin.
Kostilacioni i këtyre poetëve janë produkt i kohës moderne, bir i së cilës është Lasgush Poradeci. Lasgushi është poet në një kuptim më universal të lirikës. Më shpesh poezitë e tij janë drama, shumë prej tyre janë tragjedi të vogla, ku shquhet prologu, akti i parë i dramës, pastaj kulmi i dramës.
Po pse bashkëkohësit nuk e kuptonin poezinë e Lasgushit?
Ata që e njohin nga afër Lasgush Poradecin e dinë se ai është adhurues i kulturës latine, i qartësisë s poezisë latine dhe një armik i obskurantizmit gjerman. Çabeji guxon dhe thotë: “Një paralelë, Nietzsche, armikut më të fortë të “Besties blondi”, të muzikës së Wagnerit, i pëlqente muzika latine e Bizetit, poezia latine e Horacit, mendimet latine dhe stili latin i Montagneit”.
Shumë njerëz të mëdhenj kanë qenë të mbërthyer nga demoni i mendimeve kaotike. Ajo që konsiderohet si errësira e poezive të Lasgushit, është vetëm për mendjet e cekta errësirë.
Prandaj Çabeji thotë: “Djalëri shqiptare, këndo Lasgush Poradecin e pastaj vdis!”
Çabeji mendon, profetizon, se Lasgush Poradeci “do të bëhet ai shkrimtar, të cilin Shqipëria do t’ia falë njëherë botës”. Shikoni harkun e referencave kulturore të Eqrem Çabejit, shikoni rrëfenjat e tij nokturne për letërsinë antike, romantizmin dhe iluminizmin për poezinë moderne, për mendimtarët e mëdhenj të botës, për muzikën, sidomos kjo pikë e fundit që tregojuni një vetëdije dhe një njohje të madhe të muzikës, bëjnë që idetë e kësaj eseje të Eqrem Çabejit të jenë si një program i shumë librave të koncentruara, në formën e fetuseve për t’ua zmadhuar, për t’u ribërë në kohërat e ardhshme krijesa me forma të plota dhe madhështore.
Është fatkeqësi e madhe që kritika shqiptare, sidomos në periudhën e realizmit socialist është më tepër një disiplinë propagandistike, plot dituri sipërfaqësore, pa asnjë analizë të thellë të karakterit evropian dhe botëror. Nuk them se nuk janë shkruar studime dhe libra që i shërbejnë paradigmës së historisë së letërsisë shqipe për autorë dhe emra kryesorë, për shkrimtarë stacionarë të letërsisë sonë. Por në to ka zotëruar deskriptivizmi, formalizmi dhe karakteri deduktiv. Eqrem Çabeji vetëm me këtë artikull eseistik e zë një vend të nderuar në trajtimin estetik të poetit Lasgush. Kjo shëmbëlltyrë e pakapërcyeshme subjektivizohet nga brenda nga një fuqi e madhe mendore dhe një kulturë e shumanshme.
Por nuk është vetëm kjo ese. Pra nuk kemi të bëjmë vetëm me një “unicum”. Çabeji ka shkruar dhe një ese po kaq të jashtëzakonshme edhe për Fan Nolin, Naim Frashërin si dhe esenë që përbën një koleksion bërthamash, librash studimorë, për botën dhe vatrën në poezinë e De Radës.
Gjithashtu Çabeji është i pari dhe i vetmi që ka bërë dy studime lakonike për karakteristikat e romantizmit shqiptar në lidhje me romantizmin evropian por edhe atë ballkanik. Këto hulli të tij janë ende të pashkelura nga studiues të tjerë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve
Tensione mes Flick dhe yllit të Barcelonës: Trajneri gjerman e dëshiron largimin e tij nga klubi
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025