LAJMI I FUNDIT:

Epitech në Shqipëri – sistemi i ri universitar në Industrinë e Teknologjive inovative

Epitech në Shqipëri – sistemi i ri universitar në Industrinë e Teknologjive inovative

Programi i sistemit të lartë Francez, Epitech «Grande Ecole», vjen në Shqipëri, duke ofruar diplomën prestigjioze franceze, të licencuar në 2017, nga Ministria Arsimit dhe Sportit në Shqipëri, si pjesë e degës së EPITECH, Paris.

Mundësia unike për të ndjekur studimet në Shqipëri dhe diplomim në Francë, ofrohet ashtu si dhe për 7000 studentët e tjerë që studiojnë në13 qytete të Francës, Barcelonë, Bruksel dhe Berlin.


Historiku

Grande Ecole: Rrjeti i shkollave universitare, elitare Franceze, u themelua nga Napoleon Bonaparti, pasi që sistemi i universiteteve publike nuk po ofronte rezultate të larta në ushtri dhe zhvillimin ekonomik.

Kështu «Grande Ecole» u zhvillua për të krijuar një sistem konkurrues me testime dhe kuota të limituara, dhe që të diplomuarit nga ky sistem i ri u kthyen në ELITË si në zhvillimin ushtarak ashtu edhe atë ekonomik.

Aktualisht, në rreth 90 % te patronazhit në kompanitë Franceze janë tashmë të diplomuar nga sistemi Grande Ecole.

Epitech ofron tashmë mundësinë e një pike reference për gjithë Evropën Jug-Lindore në Shqipëri ndërkohë që platforma e vlerësimit të studentëve që vijojnë mësimin në Tiranë, do vlerësohet nga qendra në Paris, duke ruajtur ekselencën e arsimit të lartë «Grande Ecole».

Për ta ruajtur ekselencen e mësimit, ambienteve të mësimit, zgjodhën si lokacion Tirana Bussines Park (investim gjerman), për kualitetin e klasave që ofron ky i fundit.

Mjediset dhe zyrat e Universitetit janë të vendosura në Tirana Bussines Park, vetëm 15 minuta nga qendra e Tiranës, drejt rrugës së Aeroportit Nënë Tereza, kjo, krahasimisht me e afërt se distanca që u duhet studentëve nga qendrat e banimit deri në akademinë Universitare të Epitech, si në Paris ashtu edhe vendet e tjera ku operohet.

Qëllimi tjetër që është vendosur në Tirana Bussines Park, TBP, krijon mundësinë e një hapësire të harmonizuar me natyrën që ofron një ambient me sisteme pushimi, sallë lojërash, hapësira integrale dhe mundësi për kreativitet inovativ teknologjik.

Si funksionon EPITECH?

Epitech, fillon informatikën nga zero drejt zemrës së suksesit të Inovacionit, deri në PROGRESIN e garantuar!

Tre vitet e para, ofrohen tashmë të kryhen në degën e Epitech-ut në Tiranë, ashtu si dhe disa vende të tjera të botës, duke vijuar me vitin e katërt me një studim dhe experiencë të integruar ndërkombëtare drejt partnerëve më prestigjioz të kompanive shumëkombëshe si: Google, Berkley në Shtetet e Bashkuara, RMIT në Australi etj. Gjate vitit të pestë studentët e Epitech vijojnë mësimin vetëm në degën kryesore të Parisit.

Për më tepër, pas tre viteve të para, studentët e suksesshëm marrin diplomë Bachelor, e në vijim për dy vitet e fundit ofrohet edhe mundësia e Master me dy njohje nga Universiteti partner që mund të zgjidhet nga studentët.

Po ashtu, mësimi në Epitech vijohet në gjuhën Angleze dhe si gjuhë e dytë por jo për nga rëndësia, ofrohet frëngjishtja për të mundësuar nivelin B1 në Bachelor, për gjithë studentët e Epitech Albania.

Metoda e mësimit zhvillohet përmes projekteve që arrijnë nga 50 deri 60 projekte gjatë një viti, me mbështetjen e pajisjeve të specializuara kompjuterike, që mundësojnë aksesin në platformën digjitale me qendrën e Parisit.

Dy vitet e para, janë aq te rëndësishme sa Anatomia 1 dhe 2 në mjekësi, sepse mësohen bazat e logjikës në informatikë për tu përshtatur çdo programi në të ardhmen.

Në Epitech përveç informatikës, mësohet: ekonomia, ndërmarrësia, progresi, shkrimi akademik, gjuhët e huaja, jeta sociale, komunikimi në publik, rigoriziteti, etika në punë, angazhimi në vepra sociale-njerëzore, për të arritur te titulli ‘Ekspert i Teknologjisë dhe Inovacionit’.

Kriteret e pranimit në Epitech: diplomë mature dhe konkurs: test oral, logjik dhe anglishte.

Epitechka partneritet me fushat industriale siç janë: transporti ajror AirBus, shërbime në informatikë Docker (alumni Epitech), zhvillimi i programit Microsoft, Google, IBM etj.,transport hekurudhor TGV, transport detar, qeveritar Marinsen Franceze, shërbim mjekësor Spitalet, Farmacitë dhe prodhuesit e mjeteve mjekësore Siemens, shërbimin telefonik BoygTelecom, Huawei, Samsung (menaxhon kampusin digjital në Paris Samsung), Apple etj.

Sukseset e studentëve të Epitech, kanë arritur të krijojnë kompani inovative që vlejnë sot mbi 4 miliardë Euro në Silicon Valley.

Impakti i Epitech-ut në Shqipëri

Një student mund të punësohet para përfundimit të studimeve Bachelor me një pagë deri me 37,000 euro në vit dhe studentet e Masterit me nje pagë mesatare duke filluar nga 45, 000 euro në vit në bashkëpunim me kompanitë tona partnere në botë, ndërkohë që studentët e përfshirë në kompanitë shqiptare mund të sigurojnë deri në 30,000 euro në vit.

Duke marrë në konsideratë që progresi ka thyer ligjet e barrierave fizike, nacionalitetit, racës, gjinisë dhe fizikës përmes fibrës optike, ky formim i vetëm ofron të punosh nga çdo pozicion gjeografik i mundur.

Ndërkohë duhet konsideruar që një student i diplomuar në Epitech, krijon përafërsisht një xhiro vjetore për kompaninë rreth 200,000 euro, por po ashtu pas diplomimit studentët tanë kërkohen nga kompanitë ndërkombëtare jo vetëm sepse dijet e marra krijojnë mundësi të ndryshojnë kompanitë në zhvillim, me informacione reale globale por edhe sepse rigoziriteti, etika dhe autonomia i mundëson atyre të jenë pjesë integrale të risive në mënyrë të vazhdueshme, të njëjtën kohë nga çdo pikë e botës.

Kështu një student i Epitech ka luksin të punoj nga Shqipëria për kompanitë jashtë Shqipërisë, duke poseduar luksin e qëndrimit me familjen, luksin e pushime me kosto të ulët, por edhe udhëtimeve nga Tirana drejt shumë destinacioneve evropiane në një kohë shumë të shkurtër.

Kosto e Studimeve

Kosto e studimeve mund të sigurojë rimbursim brenda një viti pune pas diplomimit, po ashtu dhe për studime më të thelluara siç janë studimet Master.

Impakti i Epitech për Kompanitë e Shërbimit dhe Informatikës.

Kurrikula Epitech, i jep mundësi studentëve që gjatë vitit të dytë të kryejnë një praktikë nga 4 deri në 6 muaj.

Meqenëse tradita e studentëve tregon se ata paguhen së paku 300 euro në muaj për praktikën e parë, produktiviteti që ofrojnë gjatë praktikës, krijon mundësinë që 50% të kompanive lokale e tërheqin menjëherë paketën e përfituar nga studentët e kualifikuar të EPITECH.

Kuadri i tregut për shërbime më të larta, krijon një oportunitet të jashtëzakonshëm për studentët më të mirë.

Rreth 40% e studentëve vendosin ta ndjekin praktikën jashtë Shqipërisë me pagë mujore nga 800 euro deri në 1000 euro në muaj, kur mesatarisht një student gjatë praktikës paguhet 400 euro ne muaj, për shkollat tjera të Evropës Qendrore.

Think BIG, sepse, revolucioni i informatikës pas makinës me avull dhe energjisë elektrike nuk ka të ndalur.

Taksapaguesit më të mëdhenj në botë pas transportit detar janë shërbimet informatike.

Dhe sigurisht kjo sepse kompanitë e informatikës fitojnë më shumë, për mos lënë pa konsideruar edhe sistemet e inteligjencës dixhitale botërore, një treg global i përhershëm!

Vëmendje, tregu Shqiptarë akoma nuk ka krijuar degën e vet për shërbime ndërkombëtare, përveç shërbimeve të vogla të B2C (nevoja për këto shërbime është shumë e lartë).

Partneriteti, Kompani-Epitech ka zgjuar një interesim të lartë, një vesh e një sy afër studentëve, workshop, orientim në produktet që kompanitë zhvillojnë.

Në një këndvështrim të ndryshëm, EPITECH paraqet ndërkohë një zhvillim të ekuilibruar në kuadrin e luftës kundër “stigmës gjinore” si një nga detyrimet kryesore në rrugën drejt karrierës teknologjike për të baraspeshuar një përfshirje të bazuar me politikat arsimore të Bashkimit Europian, që ofron një lehtësim deri në 50% të pagesës për studentet vajza gjatë kohës së studimeve dhe pjesa tjetër e pagesës kryhet vetëm gjatë procesit të punësimit.

Impakti Epitech në Arsimin e Lartë

Epitech ka sjellur një risi në Evropën Juglindore, e cila do të realizojë një impakt tepër pozitiv në zhvillimin arsimor në të gjitha vendet që janë pjesë e saj.

Mjafton të përmendim faktin se që me mbarimin e vitit të parë të studimeve, sivjet është shtuar numri i Universiteteve të cilat kanë shtuar në kurrikulën e tyre studimet në Informatikë. Kjo është një shenjë pozitive. Por ne jemi shumë fanatik në drejtim të cilësisë së pranimeve të studentëve dhe këtë e tregon edhe fakti se numri i këtyre pranimeve është i limituar dhe studentët që arrijnë të mbarojnë Epitech, janë ELITA.

Artikull i Sponsorizuar