Një ishte nga episodet më të rëndësishme të ndeshjes mes Barcelonës - Interit, e para gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve, ishte a kur u anulua një gol i Henrikh Mkhitaryan. 

Nuk ishte ndeshje që nuk kishte episode të diktueshme, pasi Barcelona kërkoi dy penallti në pjesën e parë me Frenkie De Jong (kontakt me Calhanoglu në ajër) dhe Lamine Yamal (për një shuplakë në fytyrë nga Bastoni), por gjyqtari nuk mendoi ashtu. 


Momenti vendimtar, ishte kur Nerazzurrët panë një gol të anuluar në pjesën e dytë për një pozicion jashtë loje milimetrike nga armeni Mkhitaryan. 

Mesfushori shënoi nga asistimi i Dumfries, por e nis nga pozicion jashtë loje. Kontrolli i VAR-it konfirmon pozicionin jashtë loje me vetëm disa centimetra: maja e këpucës së mesfushorit armen ishte para mbrojtësit të fundit të Barcelonës.  

Clément Turpin tregoi për pozitë jashtë loje, pasi gjyqtari i VAR, Jérôme Brisard dhe ai i AVAR, Willy Delajod, shikuan pamjet. 

Ndeshja e parë e mbyllur 3-3, tregon se ajo kthyese do të jetë edhe më e fortë, më të dy ekipet që duan finalen. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app