LAJMI I FUNDIT:

EPIK për raportin e KE-së: Kosova nuk ka treguar vullnet politik për avancimin e rrugës së saj integruese

EPIK për raportin e KE-së: Kosova nuk ka treguar vullnet politik për avancimin e rrugës së saj integruese

Instituti EPIK ka komentuar publikimin e raportit të Komisionit Evropian për Kosovën. Sipas EPIK, Kosova nuk ka treguar vullnet politik për avancimin e rrugës së saj integruese

“Sa i përket Kosovës, në përgjithësi vlerësohet se Kosova nuk ka treguar vullnet politik për avancimin e rrugës së saj integruese.Është bërë progres i kufizuar në zbatimin e reformave Evropiane, por ky progres ka mbetur nën hijen e vendosjes së tarifës 100% ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës. Tarifa është vendosur në kundërshtim me marrëveshjen CEFTA dhe frymën e Marrëveshjes Stabilizim Asocimi.


Kosova duhet të ndërtoj konsensus politik për të avancuar rrugëtimin e saj integrues, në veçanti duke u angazhuar në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, largimin e tarifës 100% dhe intensifikimin e zbatimit të MSA-së”, thuhet në njoftimin për media.

EPIK shton se sa i përket institucioneve të sundimit të ligjit dhe prokurorisë, duhet të ndermirën masa për të siguruar se këto institucione nuk ndërmarrin veprimet nën ndikimin politik.

Raporti i KE-së për Kosovën, nuk përmendet heqja e vizave - kërkohet largimi i taksës
Lexo po ashtu Raporti i KE-së për Kosovën, nuk përmendet heqja e vizave - kërkohet largimi i taksës

“Korrupsioni është i përhapur në gjitha nivelet institucionale, ndërsa sistemi i drejtësisë mbetet nën ndikimin politik.Kredibilitetit i Qeverisë është dëmtuar nga numri i lartë i zëvendës ministrave.

Emërimet e personave të gjykuar për krime të luftës dhe korrupsion apo krim të organizuar në pozitat publike janë në kundërshtim me vlerat Evropiane.

Sa i përket normalizimit të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë, vendosja e tarifës 100% ka dëmtuar bashkëpunimin rajonal. Institucionet e Kosovës duhet të tërheqin vendimin për tarifën 100% dhe të ndërmarrin masat konkrete drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Arritja e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve është urgjente dhe e rëndësisë kyçe për avancimin e rrugës integruese të dy vendeve.

Gjatë konferencës për media, Komisioneri Hahn bëri publike se gjatë muajit qershor do të ndërmerr një iniciative të radhës për të ri-aktivizuar dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë me shpresë të arritjes së ndonjë progresi në muajin korrik.

Sa i përket liberalizimit të vizave, Komisioni Evropian ka ri-përsëritur qëndrimin e tij se Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave. Sidoqoftë, raporti fton institucionet e Kosovës të vazhdojnë përmbushjen e kritereve që dalin nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave, me theks të veçantë në sundimin e ligjit dhe migrimin”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/