LAJMI I FUNDIT:

EPIK: Kosova, vend me demokracinë më të dobët në rajon

EPIK: Kosova, vend me demokracinë më të dobët në rajon

Organizata EPIK ka komentuar sot raportin e Freedom House “Vendet në Tranzicion 2020”, duke theksuar se raporti njeh progresin inkremental, por të vazhdueshëm të demokracisë në Kosovë, por njëkohësisht raporti konfirmon që Kosova është vend më demokracinë më të dobët në rajon.

EPIK bën të ditur se në vitin 2010, Kosova ishte ranguar me 32 pikë, ndërsa në vitin 2020 ka marr 36 pikë.


Sipas EPIK, me trendin e tanishëm të progresit, Kosovës do t’i duhen 30 vite për të arritur nivelin e demokracisë të Malit të Zi, ndërsa 115 vite për të arritur nivelin e demokracisë së Sllovenisë.

“Raporti 2020 konfirmoj degradimin e vazhdueshëm demokratik në Ballkanin Perëndimor. Tani, Serbia dhe Mali i Zi nuk konsiderohen më demokracitë dhe iu kanë bashkangjitur vendeve të tjera të Ballkanit në kategorinë e vendeve me regjimet hibride me elemente të demokracisë dhe autoritarizmit. Të gjitha vendet e Ballkanit, me përjashtim të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, kanë vazhduar trendin negativ të degradimit të kualitetit të demokracisë. Raporti nënvizon që zhvillimet e fundit në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kërcënojnë progresin e arritur deri më sot”, thekson EPIK.

Sipas kësaj organizate, krahasuar me vitin 2010 të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përveç Kosovës, kanë demokraci më të dobëta, përkundër avancimit në procesin integrues.

“Sa i përket Kosovës, raporti njeh progresin inkremental, por të vazhdueshëm, të demokracisë në Kosovë. Njëkohësisht raporti konfirmon që Kosova është vend më demokracinë më të dobët në rajon. Në fakt, Kosova është vetëm 0.18 pikë larg kualifikimit si shoqëri me ‘Regjim Gjysmë-Konsoliduar Autoritar’”, thekson EPIK.

FH: Kosova bën përparim të vazhdueshëm
Lexo po ashtu FH: Kosova bën përparim të vazhdueshëm

Raporti i radhës nga Freedom House konfirmon që demokracia në Kosovë mbetet larg vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së, prandaj duhet të shërbej si moment unifikimi të spektrit politik me qëllim të avancimit të demokracisë së Kosovës.

Ndryshe, një ditë më parë Freedom House publikoi raportin e radhës: “Vendet në Tranzicion 2020”, raport ky që bënë rangimin e 29 vendeve mbi kriteret në vijim: qeverisja demokratike, procesi zgjedhor, shoqëria civile, liria e mediave, korrupsioni, korniza ligjore dhe pavarësia gjyqësore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori