LAJMI I FUNDIT:

EPIK: Këta janë 7 hapat drejt institucioneve të reja të BE-së

EPIK: Këta janë 7 hapat drejt institucioneve të reja të BE-së

Instituti Epik përmes një komunikate për media njofton se pas përfundimit të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian 2019, tani do të fillon procedura e konstituimit të institucioneve të reja të BE-së.

Duke marr për bazë nenin 17.7 të versionit të konsoliduar të Traktatit për Bashkimin Evropian, Deklaratën 11, shtojcë e traktatit, si dhe afatet kohore të konstituimit të institucioneve të BE-së të dalura nga zgjedhjet 2014, janë gjithsej 7 hapat drejt konstituimit të institucioneve të reja:

1. 20-21 Qershor: Duke marrë parasysh rezultatin e zgjedhjeve, Këshilli Evropian, me shumicë të kualifikuar, propozon Presidentin e Komisionit Evropian;


2. 2 Korrik: Mbahet seanca plenare dhe inauguruese e Parlamentit të ri Evropian dhe bëhet zgjedhja e Presidentit të ri të Parlamentit Evropian;

3. Korrik: Parlamenti Evropian voton Presidentin e ri të Komisionit Evropian, me shumicën e votave (të paktën 376);

4. Gusht/Shtator: Shtetet Anëtare propozojnë Komisionerë të tyre, në konsultim me Presidentin e Komisionit;

5. Shtator/Tetor: Mbahen intervistat e Komisionerëve në komisionet parlamentare të Parlamentit Evropian;

6. Tetor/Nëntor: Votimi i përbërjes së plotë të Komisionit Evropian nga ana e Parlamentit, me shumicën e votave. Këshilli Evropian, me shumicë të kualifikuar, emëron Komisionin e ri Evropian;

7. Nëntor: Inagurimi i Komisionit të ri Evropian.

EPIK thekson se këto afate kohore mund të tejkalohen në rast të prolongimit të negociatave për ndërtimin e koalicioneve pas-zgjedhore dhe dakordimin e tyre për emërimet e reja, në veçanti për pozitat kyçe: Presidenti i Këshillit Evropian, Presidenti i Parlamentit Evropian, Presidenti i Komisionit Evropian, Përfaqësuesi i Larte për Politikë të Jashtme dhe Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori