LAJMI I FUNDIT:

Enzo Maresca kritikon hapur yllin e Chelseat dhe i kërkon të përmirësohet

Enzo Maresca kritikon hapur yllin e Chelseat dhe i kërkon të përmirësohet

Ai ndoshta ka shënuar në fitoren me rezultat 3-1 ndaj Wolves në shtëpi, por një lojtar i Chelseat është urdhëruar që të përmirësohet nga Enzo Maresca. 

Chelsea i dha fund serisë prej pesë ndeshjesh pa fitore në Ligën Premier, falë golave nga Tosin Adarabioyo, Marc Cucurella dhe Noni Madueke që iu siguruan tri pikët. 

Madueke, i cili në këtë sfidë luajti për 84 minuta para se të zëvendësohej nga Tyrique George, e shënoi golin e tij të shtatë të sezonit ndaj Wolves, të cilët pozicionohen në pozitën e 17-të në tabelë. 


Por pas fishkëllimës së fundit, tekniku italian ka urdhëruar Madueken që ta përmirësojë etikën e punës. 

“Ai mund të përmirësohet në sulm, por ndoshta pasi e shënoi golin ai ndaloi së luajturi”. 

“Kjo duhet të jetë gjëja që ne duhet ta përmirësojmë menjëherë. Kurrë mos jeni të gëzuar nëse shënoni një ose dy, gjithmonë duhet të tentoni më shumë”. 

“Pasi ai shënoi golin ndaloi së luajturi dhe kjo është diçka në të cilën duhet të përmirësohemi”, ka thënë Maresca. 

Kjo nuk është hera e parë që Maresca e ka kritikuar Madueken publikisht, pasi këtë e ka bërë edhe më parë. 

Muajin e kaluar, italiani përmendi vetëkënaqësinë dhe etikën e punës kur shpjegoi vendimin e tij pse e la Madueken në bankë në fitoren ndaj Aston Villas./Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori