Paris Saint Germain ka marrë një fitore 1-2 në udhëtim te Barcelona me përmbysje, përkundër që e panë vetën në disavantazh në minutat e parë të ndeshjes.

Pavarësisht fitores 2-1 të PSG-së ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve të mërkurën, trajneri Luis Enrique nuk ka dyshime se katalanasit janë ende një prej pretendentëve kryesorë për trofeun.


Ish-trajneri i Barcelonës ka thënë se katalunasit janë favoritë të qartë për ta fituar Ligën e Kampionëve.

“Për mua, Barcelona është një favorite e qartë për të fituar Ligën e Kampionëve. Ata po luajnë mrekullisht dhe jemi ende në fillim të turneut. Jam shumë i impresionuar nga mënyra se si luajnë, por gjithçka vendoset më vonë”, u shpreh Enrique pas ndeshjes.

"Gara e vërtetë fillon në fazën e eliminimit direkt, ku si ne ashtu edhe Barcelona do të përballemi me teste edhe më të vështira", tha Enrique.

Barcelona ka luajtur deri më tani dy nga tetë ndeshjet e fazës së grupeve, duke fituar takimin e parë 2-1 në fushën e Newcastle dhe duke humbur me të njëjtin rezultat nga PSG. /Telegrafi/

telegrafi sport app