LAJMI I FUNDIT:

Ëndrra e shumë njerëzve mund të bëhet realitet: Pesë ishujt mahnitës që mund t’i merrni me qira

Ëndrra e shumë njerëzve mund të bëhet realitet: Pesë ishujt mahnitës që mund t’i merrni me qira
© Ben Thouard :

Nga Karaibet në Polinezinë Franceze, t’i afrohesh Parajsës është e mundur

Të lësh mbrapa çdo angazhim dhe të strehohesh në një parajsë tokësore për veten, për miqtë tuaj ose për të dashurit tuaj. Ëndrra e shumë njerëzve mund të bëhet realitet, në disa raste edhe me çmime të ulëta, falë disa ishujve të bukur që mund të merren me qira në vitin 2019.

Gladden Island – Belize

Këtu luksi nuk mungon. Është një ishull i vendosur në zemër të shkëmbinjve të koraleve natyrore të Belizës, të rrethuar nga ujëra kristal të qartë dhe pyjet e mangrovës, me një vilë elegante për katër persona, të pajisur edhe me kamerierë dhe kuzhinierë, të cilët jetojnë në një ishull të afërt.

Çmimi nuk kapet nga të gjithë: 2800 euro për një natë, me një qëndrim minimal prej katër ditësh.

Strand Island – Minnesota

Ishulli i dendur i pyllëzuar në liqenin Pelikan në Minnesota është shumë më popullor. Ajo strehon një shtëpi me tetë dhoma gjumi, plus një aneks për katër persona të tjerë dhe verandë, plus një sauna. Rreth njëzet njerëz mund të jetojnë të qetë, me hapësira të mëdha për t’u akomoduar.

Kostoja totale është 827 euro për natë.

Crescent Island- Florida

Një ishull Karaibe me pamje spektakolare, me pishinë dhe varkë private për peshkim ose për të vizituar atolet e afërta.

Vila, e ndërtuar në vitin 2003, mund të strehojë një duzinë njerëzish dhe kostoja për një natë është 699 euro.

Ishulli Lindor – Georgia

Një tjetër parajsë tokësore jashtë brigjeve të Gjeorgjisë, në një park natyror të mbrojtur.

Vila mund të strehojë pesë persona dhe kostoja është 233 euro për natë, për një minimum prej tri ditësh qëndrimi.

Tikehau Fafarua Lodge – Polinezia Franceze

Ju duhet të udhëtoni në Detin e Jugut, në Polinezinë Franceze, për të gjetur shtëpizën Tikehau Fafarua, një ishull privat për pushime vetëm, jo shumë larg Tikehaut dhe aeroportit. Plazhet e bardha dhe rozë, palmat e kokosit, kajakët dhe kanotet për të eksploruar mjedisin e ëndërruar dhe madje duke pasur edhe stafin në dispozicion.

Vila ka tri dhoma gjumi dhe mund të strehojë deri në tetë persona. Çmimi është 942 euro për natë, me një qëndrim minimal prej tri ditësh. Qiratë menaxhohen të gjitha nga kompania ndërkombëtare Homeaway. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Lifestyle
Përse shumica qëndrojnë të martuar edhe pse nuk janë të lumtur – dhe nuk dashurohen

Përse shumica qëndrojnë të martuar edhe pse nuk janë të lumtur – dhe nuk dashurohen

Lifestyle
Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Lifestyle
Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

A e dini se...
Kalo në kategori