LAJMI I FUNDIT:

Endrit Januzaj kërkon ndihmë financiare për të rikthyer ecjen

Endrit Januzaj kërkon ndihmë financiare për të rikthyer ecjen

Endrit Januzaj nga Deçani është një person me nevoja të veçanta.

Endriti, i cili është i njohur për aktivitetet e tij publike në këtë komunë, kërkon ndihmën e qytetarëve të Kosovës pasi thotë se i është ofruar një mundësi trajtimi në Turqi.


Ai thotë se ka dëshirë të shërohet edhe për ta ardhmen e fëmijëve të tij.

“Më është ofruar një mundësi trajtimi për ecje me qeliza staminale, në Turqi. Për këtë arsye kam vendosur të kërkoj ndihmën e Juaj, sepse së bashku po bëjmë punë të mira vazhdimisht, dhe Besoj që me përkrahjen tuaj, e ndihmën e Zotit, të gjej atë që po kërkoj tash e 8 vite, mundësinë e shërimit. Këtë po e bëj njëherë për shëndetin dhe shërimin tim dhe 10 herë më shumë për fëmijët e mijë”.

Endriti thotë se vlera e nga 2-4 injekcione ka një kosto prej 21,000 – 45,000 euro.

“Vlera nga 2-4 injekcione ka një kosto prej 21.000 – 45.000 Eur. Ende jam në negociata dhe bisedime me spitalin dhe mjekët. Shumë shpejt do të filloj me mbledhjen e fondeve dhe në momentin që plotësoj kuotën e kërkuar do të filloj trajtimin”.

Ai ka kërkuar ndihmë nga qytetarët që të realizoj këtë mundësi./Telegrafi/