LAJMI I FUNDIT:

Ende pa filluar gara turpërohet shoferi i Golf R, në vend se ta fus ndërruesin në shpejtësinë e parë – ai filloi të lëviz pas

Ende pa filluar gara turpërohet shoferi i Golf R, në vend se ta fus ndërruesin në shpejtësinë e parë – ai filloi të lëviz pas

Ende pa filluar mirë gara u turpërua në vijën e startit, kur në vend se të fus ndërruesin në shpejtësinë e parë – e futi për të lëvizur prapa. Për fat të mirë nga kjo pakujdesi nuk e ka pësuar askush.

Të gjithë e dimë që garat e rrugëve janë të rrezikshme dhe nuk ka nevojë të theksohet që janë ilegale, pavarësisht në çfarë termini ato mbahen, transmeton Telegrafi.


Garat zakonisht duhet të organizuar në mënyrë të përkryer, ku shikuesit vëzhgojnë nga një distancë e caktuar dhe janë të mbrojtur me rrethoja të hekurta – në rast se vie deri te ndonjë aksident.

E rasti i publikuar më poshtë tregon më së miri sesi mund të rrezikohet jeta e pjesëmarrësve dhe shikuesve në një garë ilegale.

Në Reddit është publikuar videoja ku shihet se si një Volkswagen Golf R u turpërua, jo për shkak të performancës së mjetit – por për shkak të gabimit amatoresk të shoferit.

Shoferi i gjeneratës së gjashtë të Golfit sportiv, duket se ishte i emocionuar që garonte kundër BMW Serie 1.

Kështu aksidentalisht marshin e kishte futur në “rikverc”, e me të ndezur drita që sinjalizonte fillimin e garës, ai shkeli pedalin e gazit duke lëvizur prapa dhe goditur një Seat Ibiza. /Telegrafi/