Ende nuk është mbyllur marrëveshja mes klubeve, Depay del në stërvitje me Atletico Madridin

Barcelona dhe Atletico Madrid nuk e kanë zyrtarizuar ende marrëveshjen, por Memphis Depay ka dal në stërvitje me Los Colchoneros nën urdhrat e Diego Simeones.
Dy klubet janë duke finalizuar detajet e operacionit që do ta çojë sulmuesin holandez te Atletico Madrid.
“Memphis, me lejen e FC Barcelonës, stërviti për herë të parë në Majadahonda derisa të dy klubet ta mbyllin transferimin”, shkruhet në komunikatën e klubit madrilen .
Barcelona do të përfitojë rreth 4 milionë euro nga kjo marrëveshje.
Depay do të largohet nga Camp Nou pas një sezoni e gjysmë (14 gola në 42 ndeshje).
Debutimi i holandezit tek Atletico Madrid mund të ndodhë të shtunën, përballë Real Valladolidit, në javën e 18-të të La Ligas. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
19/01/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































