Nuk ka ende asnjë pistë për fillimin e hetimeve nga ana e prokurorisë, për zjarrin në ish kombinatin e duhanit në Tetovë.
Sipas “Alsat” në prokurorinë e Tetovës, vetëm është dhënë urdhër për nisjen e hetimeve nga ekspertët e Njësisë për hulumtime të zjarreve nga Shkupi, marrjen e dokumenteve të fabrikës dhe incizimet e kamerës së sigurisë, si dhe hetime mbi kompaninë e cila ka instaluar energjinë elektrike brenda kompanisë, pas çka, pas përfundimit të hetimeve, prokuroria e Tetovës, do vendos nëse ka elemente për nisje të procedurës hetimore dhe nëse shkaktar i zjarrit është ndonjë lidhje e shkurtër nga uji siç e thanë në fillim pronarët, apo ka të bëj me vendosje të qëllimshme të zjarrit nga faktori njeri.
Deri më tani, nuk dihet as edhe sa është dëmi total i shkaktuar nga zjarri që kaploi fabrikën, shuarja e të cilit, kërkoi intervenime si nga toka, po ashtu edhe nga qielli. Nga fabrika njoftojnë se, edhe më tej po bëhet verifikime të dëmeve.
“Kemi plot. Shumë ka dëme por ende saktë nuk e dimë, duhet të bëhet llogaritja e tyre sa është”, tha Ertan Memedaliu, pronar i fabrikës.
Zjarri në ish fabrikën e duhanit shpërtheu më 30 maj nga shkaqe deri më tani të panjohura. Për shuarjen e tij, u intervenua edhe nga qielli me helikopterët e Armatës së Maqedonisë së veriut.
Pas shuarjes së zjarrit, mbetën të lënduar dhjetë zjarrfikës dhe një person civil, i cili kishte ndihmuar në shuarjen e zjarrit./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Osmani takoi ambasadorë të shteteve evropiane, shprehu nevojën e heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës
Haliti i PDK-së thotë se mund ta bëjnë Qeverinë bashkë me Kurtin
Kurti takon partnerët e koalicionit nga komunitetet joshumicë, flasin për zgjedhjet parlamentare
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251