LAJMI I FUNDIT:

Ende asnjë vendim për rifillimin e mësimit pas tërmeteve, ministrja Shahini paraqet dy mundësi

Ende asnjë vendim për rifillimin e mësimit pas tërmeteve, ministrja Shahini paraqet dy mundësi

Ende nuk është marrë një vendim nëse do rifillojë mësimi të hënën apo jo.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme, Besa Shahini parashtroi dy mundësi.


Ministrja e Arsimit tha se duhet pezullohet mësimi vetëm në qytetet ku është shpallur gjendja e jashtëzakonshme ose vetëm në shkollat ku ka pasur dëmtime.

“Nuk mendoj që në Durrës përkundër masave që kemi marrë është koha që të fillojmë mësimin të hënën. Mendoj që Tirana, Lezha dhe qarqet kanë nevojë për pak kohë që të bëhen riparimet e nevojshme që të hapen shkollat dhe rifillojë mësimi. Kemi dy opsione, që të rifillojë mësimi në të gjitha qarqet e paprekura, pasi kemi nevojë të fillojmë procesin e normalizimit dhe të bëjmë një shtyrje të rifillimit të mësimit në zonat ku kemi shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Një opsion i dytë më pak i preferuar nga ana jonë është që të mos fillojë mësimi vetëm në qarkun Durrës ndërsa në qarqet Tiranë, Lezhë të mos fillojë mësimi vetëm në shkollat e identifikuara me probleme. Por mendoj se kjo do paraqesë një çakordim të punës në këto qarqe. Duhet të marrim një vendim si kabinet”, tha Shahini.

Rama: Fondi prej 1 milion lekësh për çdo familje të viktimave nga tërmeti duhet të aktivizohet sot
Lexo po ashtu Rama: Fondi prej 1 milion lekësh për çdo familje të viktimave nga tërmeti duhet të aktivizohet sot

Vendimi do të merret nga kabineti qeveritar dhe pritet të bëhet publik në orët e mëvonshme. /Ora News/