LAJMI I FUNDIT:

Rama: Fondi prej 1 milion lekësh për çdo familje të viktimave nga tërmeti duhet të aktivizohet sot

Rama: Fondi prej 1 milion lekësh për çdo familje të viktimave nga tërmeti duhet të aktivizohet sot

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se sot mblidhet Komiteti Kombëtar i Rindërtimit për të filluar procesin e harmonizimit të përpjekjeve në mënyrë që kontributet e mbledhura të shtohen në mënyrë që procesi i planifikimit të harmonizohet.

Rama në mbledhjen e jashtëzakonshme të Qeverisë, tha nevoja për të krijuar një bazë solide për financimin e gjithë operacionit të rindërtimit është e madhe dhe domosdoshmëria për të garantuar që të gjitha familjet të targëtohet sipas nevojës.


Ai tha se aktivizohet fondi prej 1milion lekësh të reja për çdo familje të viktimave duhet të aktivizohet sot.

“Fondi prej 1 milion lekësh te reja do të aktivizohet sot. Mos harroni se janë edhe dy familje në Kosovë që duhet kontaktuar dhe duhet marrë këtë fond. Fëmijët do marrin bursën prej 15 mijë lekësh që do ta kenë deri në fund të shkollës së tyre”, tha ai, raporton KP.

Ai tha se një dobësi që e ka vërejtur në Ministrinë e Punëve të Brendshme është reagimi kundër luftës kibernetike dhe lajmeve të rreme dhe mashtruesve.

Rama shtoi se është e domosdoshme të kërkohen rrugët për t’u fokusuar në aspektin psikologjik, duke sjellë qetësi dhe siguri.

“Është një betejë e madhe, qarjet në godina, janë po njësoj në mendjen e njerëzve. Janë trauma që do të duhen vëmendje të madhe, pasi ata nuk janë turistë aty por janë pacientë”, tha ai./Telegrafi/