Ditën e sotme (e mërkurë) një projekt muzikor të ri e ka lansuar edhe këngëtarja Enca Haxhia.

Artistja e njohur këngën e ka titulluar “Ku Mete”, ndërsa vjen e kompletuar edhe nga ana vizuale.


24-vjeçarja edhe në këtë klip është përkujdesur mjaft shumë për dukjen e saj dhe ka bërë një paraqitje tejet provokuese.

Screenshot 5 10 Enca (Foto: YouTube)

Për klipin, Enca ka zgjedhur dy veshje të veçanta - një kostum të bardhë dhe një fustan të zi.

Tekstin e këngës e ka shkruar vet këngëtarja në bashkëpunim me Mumën, kurse muzikën po ashtu e ka bërë Enca.

Për ‘beat-in’ është përkujdesur Oster, ndërkohë që videoklipi i është besuar produksionit ‘Max Production’.

Kënga u publikua edhe në kanalin zyrtar të Encës në YouTube, ku reagimet e para të publikut ishin shumë pozitive. /Telegrafi/