Këngëtarja nga Shqipëria, Enca Haxhia, pak javë më parë solli projektin e ri muzikor të titulluar “Rakia”.

Ajo u komentua mjaft shumë për skenat e nxehta në klip ku përkrah kishte modelin dhe ish-konkurrentin e “Përputhen”, Beart Rexhepin.


Me këtë të fundit duket se po shoqërohet sërish, pasi janë fotografuar së bashku.

eNCAAA u Enca (Foto: Instagram)

Enca ka publikuar një video në InstaStory me anë të të cilës shfaqet shumë e afërt me Beartin.

“Prishtina, Tirana”, ka qenë përshkrimi i fotografisë shoqëruar edhe me një ‘emoji’ të zemrës.

Encaaa Enca (Foto: Instagram)

Të njëjtit kanë lënë vend për dyshime, pasi Bearti duket se e ka mbështjellë për krahu artisten e njohur.

Sido që të jetë, presim të shohim në vazhdim nëse do ketë diçka më shumë mes tyre apo nëse po punojnë sërish për një projekt të radhës. /Telegrafi/