Enca nuk lë vend për imagjinatë në pozat e reja provokuese

Këngëtarja e njohur, Enca Haxhiu ndonëse ka kohë që nuk është aktive në muzikë ajo mbetet në qendër të vëmendjes.
Me më shumë se dy milionë ndjekës në llogarinë e Instagramit, Enca sjell vazhdimisht pozat provokuese që nxisin imagjinatën e fansave.
Kështu ka vepruar edhe së fundmi kur postoi disa imazhe ndaj të cilave admiruesit e saj nuk qëndruan indiferent.

Këngëtarja shihet e veshur me një palë bikini gri në pjesën e sipërme të kombinuara me një palë pantallona të zi.
Për të kompletuar dukjen atraktive, Enca la flokët e kuqe të lira sipër dhe mbajti një palë syze dielli të zeza.

Natyrisht nuk munguan komentet e shumta dhe mijëra pëlqime nga ana e fansave të këngëtares.

Ndryshe, theksojmë që kënga e fundit e lansuar nga Enca është “Suavele” në vitin 2021. /Telegrafi/
































































