eksperti ad

Një Sfinksi tjetër, për të cilin në Egjipt është folur shumë, besohet të jetë gjetur derisa punëtorët po përgatisnin të ndërtonin një rrugë të re.

Sipas raporteve lokale, Sfinksi u gjet në rrugën Al-Kabbash që lidh dy tempujt Karnak dhe Luxor që janë ndërtuar 1400 vjet p.e.s.. Është konfirmuar se statuja ka një trup të luanit me kokë njerëzore.


Egjiptianët e lashtë e konsideronin Sfinksin si një simbol të mbretërive dhe faraonët do të kishin kokat e tyre të gdhendura në gur, të cilat pastaj vendoseshin në varret e tyre. Kjo njihej si një mënyrë për të shënuar marrëdhëniet e tyre me Sekhmetin, hyjninë diellore, që besohej të ishte një luaneshë.

Në fund të vitit 2017, historianët besonin se Sfinksi i madh i Gizës ishte një hyrje në një qytet të fshehtë nëntokësor, i cili u fsheh nga autoritetet egjiptiane. Arkeologët gjithashtu besojnë se Sfinksi qëndron mbi një rrjet kompleks tunelesh me pasazhe që çojnë në një metropol masiv nëntokësor. /KP/