I lindur në Pozharan të Vitisë, pasi ndoqi Medresenë e Madhe në Shkup, u përfshi në radhët partizane që më 1941, kurse më 1944 u zu rob nga forcat gjermane, për ta pritur lirimin nga kampi nazist i Vjenës pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Ai bënte pjesë në radhët atyre që nuk zbritën nga skena udhëheqëse politike të Kosovës gjatë gjithë periudhës së socializmit. Ishte edhe anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Ishte edhe drejtor i “Rilindjes”.


Ai gjatë dekadave të fundit, pas pensionimit nga politika, jetoi në Budva të Malit të Zi, kurse në Kosovë nuk u kthye për të jetuar, pos në vizita. Vdiq pas një sëmundje të rëndë në një spital të Beogradit, ku u kthye në vitin e fundit të jetës. /Koha/ Telegrafi/