LAJMI I FUNDIT:

Emrush Xhemajli jep dëshminë e tij në Gjykatën Speciale

Emrush Xhemajli jep dëshminë e tij në Gjykatën Speciale

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Emrush Xhemajli, ka bërë të ditur se ka dhënë dëshminë e tij në Gjykatën Speciale në Hagë, në cilësinë e dëshmitarit.

Ai ka njoftuar se intervistimi i tij ka zgjatur tri orë.


“Pas intervistimit tim më datën 24.02. 2020, në kohëzgjatje prej 3 orëve nga Prokuroria Speciale në Hagë në cilësinë e dëshmitarit, po kthehemi në Kosovë”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook, përcjell Telegrafi.

Xhemajli më herët kishte deklaruar se të gjithë ata deputetë që e kanë votuar Gjykatën Speciale, do të kenë njollë të zezë ndër breza. /Telegrafi/