Emra si Van Persie, Huntelaar dhe Kluivert mbeten në libra - Depay merr kreun si top shënues i Holandës

Holanda shënoi fitoren e tretë në katër ndeshjet e para në Grupin G të kualifikimeve për Kupën e Botës, duke mposhtur Lituaninë me rezultat 3-2 në Kaunas, ku Memphis Depay mori kurorën si top shënues historik i 'Tulipanëve'.
Me këtë triumf, Holanda kryesojnë grupin me 10 pikë, tre më shumë se Polonia dhe Finlanda, ndërsa Lituania mbetet e katërta me vetëm tre pikë.
Ndeshja nisi më së miri për Holandën, që kaloi shpejt në epërsi 2-0 falë golave të Memphis Depay në minutën e 11-të dhe Jurrien Timber në të 33-ën.
Por vendasit reaguan menjëherë dhe në fund të pjesës së parë arritën të barazonin me Gineitis (36’) dhe Girdvainis (43’), duke e kthyer takimin në 2-2.
Në pjesën e dytë, sërish Depay doli hero i Holandës, duke realizuar golin vendimtar në minutën e 63-të për fitoren 3-2.
Ky gol e çoi Depay në kuotën e 52 realizimeve në 104 paraqitje me kombëtaren, duke e bërë golashënuesin më të mirë në historinë e “Oranje”.
Ai ka lënë pas emra të mëdhenj si Robin van Persie (50 gola), Klaas-Jan Huntelaar (42) dhe Patrick Kluivert (40). /Telegrafi/



















































